LAJMI I FUNDIT:

Rummenigge përjashton mundësin e rikthimit të Schweinsteiger te Bayerni

Rummenigge përjashton mundësin e rikthimit të Schweinsteiger te Bayerni

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka përjashtuar mundësinë që Bastian Schweinsteiger të rikthehet te ky klub.

Pavarësisht që deklaroi këtë ai ka folur edhe për trajtimin që është duke i bërë Manchester United ish-lojtarit të tyre.


“Dua të ju rikujtojë se një vit më parë Schweinsteiger më ka pyetur mua veçanërisht për një eksperiencë të tij me Manchester United”.

Rummenigge: Rivali jonë më i madh nuk është BVB, por Kombëtarja e Gjermanisë
Lexo po ashtu Rummenigge: Rivali jonë më i madh nuk është BVB, por Kombëtarja e Gjermanisë

“Më vjen keq për atë që është duke ndodhur me të tash, por ne nuk kishim folur atëherë për një rikthim të tij”, ka thënë Rummenigge, transmeton Klan Kosova.

“Nuk është periudhë e lehtë për të, por ndoshta kjo është një dëshmi ku duhet të tregohet ana humane, drejtësia dhe më shumë respekt, si këtu në Bayern, jo sikur në shumë raste të klubeve të mëdha në Evropë”, shtoi për fund gjermani.