LAJMI I FUNDIT:

Rummenigge konfirmon bisedimet me Juventusin për Costan, lojtari nuk del në stërvitje me Bayern Munichun

Rummenigge konfirmon bisedimet me Juventusin për Costan, lojtari nuk del në stërvitje me Bayern Munichun

Karl-Heinz  Rummenigge i ka konfirmuar bisedimet me Juventusin  për Douglas Costan.

Sipas të dytit të Bayernit, Costa e ka kërkuar largimin nga klubi.


“Jemi duke biseduar me Juventusin për Douglas Costam”.

“Situata është kjo. Gjërat janë duke shkuar mirë, por nuk ka ende asnjë marrëveshje. Douglas Costa e ka kërkuar largimin. Kemi marrë edhe një notë me shkrim për vendimin e tij”, ka thënë Rummenigge.

Sipas Sky, Costa, nuk ka stërvitur  me skuadrën në ditën e sotme.

Pritet që në ditët në vijim të ketë një marrëveshje për lojtarin. /Telegrafi/