LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Shpenzimi i mjeteve të 10 përqindëshit brenda vendit dhe ardhja e diasporës, infuzioni më i mirë për ekonominë

Rukiqi: Shpenzimi i mjeteve të 10 përqindëshit brenda vendit dhe ardhja e diasporës, infuzioni më i mirë për ekonominë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka komentuar zhvillimet e fundit rreth tërheqjes së 10 përqindëshit, duke thënë se nëse mjetet shpenzohen brenda vendit do të ndihmojnë ekonominë.

Rukiqi ka thënë se shuma e përafërt e mjeteve që do të deponohen në llogaritë bankare të qytetarëve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është 170 milionë euro, transmeton Telegrafi.


“170 milionë euro është shumë e përafërt e mjeteve që do të deponohen në llogaritë bankare të qytetarëve, brenda kësaj jave, pas aplikimit për tërheqje të 10 përqindëshit të mjeteve që i kanë të kursyera në Trustin e Kursimeve Pensionale”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Në shkrimin e bërë, Rukiqi ka thënë se “shpenzimi i këtyre mjeteve brenda vendit dhe mjetet që do të hyjnë në ekonomi nga ardhja e diasporës janë padyshim infuzion më i mirë për ekonominë e vendit, në këtë vit të mbijetesës”.

Ndryshe, sot Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka filluar me ekzekutimin e pagesave për qytetarët që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit./Telegrafi/