LAJMI I FUNDIT:

Ruiz e kërkon të tretin: Kush dëshiron ta shohë duelin e trilogjisë?

Ruiz e kërkon të tretin: Kush dëshiron ta shohë duelin e trilogjisë?
(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Andy Ruiz nuk ka arritur t’i mbrojë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, pasi u mposht nga Anthony Joshua në rimeçin e zhvilluar në Arabinë Saudite.

Meksikano-amerikani e fitoi me nokaut duelin e parë në New York në muajin qershor, por në përballjen e zhvilluar në dhjetor, britaniku fitoi me pikë pas 12 raundesh dhe i ktheu titujt e botës, WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Joshua fiton me pikë ndaj Ruizit dhe i kthen titujt e botës
Lexo po ashtu Joshua fiton me pikë ndaj Ruizit dhe i kthen titujt e botës

Ndërsa në deklaratën pas duelit, Ruiz i kërkoi Joshuas që ta zhvillonin edhe duelin e tretë që do të tregonte vërtet se cili është kampioni meritor.

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Dua ta bëj sërish. Erdha paksa i rëndë (në peshë) dhe nëse e bëjmë duelin e tretë, atëherë do të vij në formën më të mirë të mundshme. U munda. Por, dua ta bëj sërish. Faleminderit të gjithëve në Arabinë Saudite. Kush dëshiron ta shohë duelin e trilogjisë?”, i ka pyetur Ruiz tifozët në Diriyah Arena.

Ndërkohë që Joshua ia ktheu si me shaka: “Nëse keni dëgjuar, do ta bëjmë duelin e tretë”. /Telegrafi/

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori