LAJMI I FUNDIT:

Rudy i Schalkes në radarin e Man Cityt

Rudy i Schalkes në radarin e Man Cityt

Mesfushori gjerman i Schalkes, Sebastian Rudy po tërheq interesim nga Liga Premier, ku Manchester City është skuadra e interesuar për të.

Rudy u transferua vetëm gjatë verës nga Bayern Munichu te Schalke, pasi nuk po gjente shumë hapësira te Bavarezët.


Megjithatë, te klubi nga Gelsenkirschen ka tregon paraqitje të mira dhe kjo ka tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha.

Zyrtare: Rudy transferohet nga Bayerni te Schalke
Lexo po ashtu Zyrtare: Rudy transferohet nga Bayerni te Schalke

Sipas mediumit britanik The Sun, Manchester City janë të interesuar për ta marr mesfushorin gjerman në Ligën Premier.

Rudy është reprezentues i rregullt i Gjermanisë

Qytetarët po konsiderojnë një lëvizje të papritur të huazimit për Rudyn.

Menaxheri i Cityt, Pep Guardiola po konsideron të sjellë 28-vjeçarin në një marrëveshje afatshkurtër si mbulesë për Fernandinhon.

Njëzet skuadrat më të shtrenjta në Evropë - Man City lë pas Real Madridin, PSG-në e Juventusin
Lexo po ashtu Njëzet skuadrat më të shtrenjta në Evropë - Man City lë pas Real Madridin, PSG-në e Juventusin

Trajneri spanjoll e njeh mirë gjermanin Rudy nga koha e tij e kaluar te Bayern Munichu në Bundesliga.

Të premten, vet Guardiola e pranoi se ata po kërkonin të nënshkruanin me një alternativë të Fernandinhos këtë muaj. /Telegrafi/