Rruga industriale në Tetovë pa ndriçim publik, qytetarët të rrezikuar gjatë natës
Mungesa e ndriçimit publik në rrugën Industriale në Tetovë ka bërë që të dukshëm të rritet rreziku i aksidentimit gjatë orëve të vona të natës, që tani në sezon të dimrit janë më shumta se orët me diell. Mbi 7 shtylla të ndriçimit publik janë jashtë funksionit për më shumë se 1 muaj, ndërsa një mungon për shkak se është dëmtuar në një aksident me makinë. Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre e sidomos të fëmijëve dhe pleqve që janë frekuentuesit më të shpeshtë të kësaj rruge për shkak të shkollës dhe xhamisë që gjendet në këtë lagje. Ata bëjnë apel që sa më shpejtë që të jetë e mundur të rregullohet ndriçimi publik sa nuk ka ndodhur ndonjë aksident fatal.
“Unë tash jam kalithmi edhe tash shihet se mburoja nuk ka edhe është e rrezikshme sidomos në këtë lagje edhe këtu kalojmë edhe nxënësit e shkollës edhe mendoj se do të zgjidhet nëse ka një angazhim nga komuna. Këtu kalojnë edhe këmbësorët edhe veturat unë zakonisht kalojë me veturë edhe është rrezik dhe këtu kalojnë veturat nga Gostivari për në Shkup edhe është e rrezikshme edhe unë habitem se pjesë pjesë në disa pjesë mungon ndriçimi publik në disa pjesë ka pse ndodhë është kursimi energjisë apo diçka tjetër.”
“Që sa kohë nuk i kanë rregulluar vetëm i marrin tenderat edhe askush nuk i vlerëson këto gjëra . sa më shpejtë aq më mirë është se ka fëmijë që shkojnë në shkollë pleq , qytetarët duhet të jetë e ndriçueshme se të gjithë paguajmë ndriçim publik..”
Ndërkaq nga Komuna e Tetovës thonë se janë në dijeni se ka mungesë të ndriçimit publik tek rruga industriale duke thënë se zgjidhja e këtij problemi do të vijë vetëm për dy ditë.
“Kemi infomramcion me shtyllat në rrugën industriale edhe kemi informacion se brenda këtyre dy ditëve do të punohet edhe behët fjalë për shtatë shtylla që nuk funksionojnë për shkak të shirave gjë që ka çuar për mos funksionin të tre për këto dit edhe besoj se të shtunën edhe të dielën do të punohet edhe të hënën qytetarët do të jenë me ndricim publik.”- tha Besarta Ramadani – Zëdhënëse e Komunës.
Banorët gjithashtu janë të shqetësuar për disa kabllo të ekspozuara mbi tokë nga një shtyllë që është larguar shkaku i aksidentit. Ato druajnë se mos këto kabllo janë të furnizuara me energji elektrike dhe se mund të përbëjnë rrezik për fëmijët por edhe për kalimtarët tjerë. Por të pyetur nga Televizioni Koha, nga Komuna e Tetovës thonë se këto kabllo nuk janë të izoluara dhe se nuk përbëjnë rrezik për qytetarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare