LAJMI I FUNDIT:

Rrufeja mbyt një futbollist në fushë dhe disa tjerë i lë me lëndime të rënda

Rrufeja mbyt një futbollist në fushë dhe disa tjerë i lë me lëndime të rënda

Një futbollist në Peru ka vdekur dhe shumë të tjerë kanë pësuar lëndime pasi u goditën nga rrufeja gjatë një ndeshjeje të dielën pasdite.

Jose Hugo de la Cruz Meza, 39 vjeç, kishte marrë pjesë në një përplasje lokale në zonën qendrore të Huancayo, midis Juventud Bellavista dhe Familia Chocca, vetëm pak çaste pasi gjyqtari kishte ndërprerë lojën për shkak të stuhisë.

Sipas mediumit The Sun, De La Cruz Meza besohet të jetë vdekur menjëherë, me një numër lojtarësh të lënduar pasi rrufeja goditi fushën.


Portieri Juan Chocca Llacta, 40 vjeç, ishte në mesin e atyre që morën një goditje të drejtpërdrejtë dhe thuhet se vuante nga djegie të rënda në spitalin rajonal Daniel Alcides Carrion.

Dy adoleshentë të moshës 14 dhe 16 vjeç dhe një 24-vjeçar, Cristian Cesar Pituy Cahuana, u dërguan gjithashtu në spital dhe thuhet se janë në një ‘gjendje të qëndrueshme’.

Pamjet që qarkulluan në mediat sociale dukeshin se tregonin mbrojtësin duke u larguar nga fusha në stadiumin Coto Coto në Chilca me dy skuadrat ndërsa stuhia u intensifikua.

Rreth tetë lojtarë ranë përtokë teksa ra rrufeja, ndërsa ndeshja me rezultat 2-0 u ndërpre menjëherë pas tragjedisë.

Sipas AP, menaxheri i Mbrojtjes Civile në rajon, Cesar Ramos ka pohuar se De La Cruz Meza vdiq për shkak të byzylykut të metaltë që mbante.

“Ishte si një magnet”, ka thënë zyrtari peruan.

Homazhet e shpërndara në mediat sociale ofruan ngushëllime për familjen e lojtarit dhe klubin, duke kërkuar gjithashtu masa më të mëdha sigurie.

Stadiumi është vendosur në një zonë me lartësi të madhe mbidetare – 10,659 metra mbi nivelin e detit – ku goditjet fatale të rrufesë nuk janë një dukuri e çuditshme dhe një numër komentuesish kërkuan një rritje të numrit të rrufepritësve në terrenet e futbollit.

Inxhinieri që ndau pamjet e incidentit, Lucho Duarte theksoi nevojën për të ‘vendosur’ protokollet e sigurisë me pezullimin e aktiviteteve në rast stuhish si dhe zbatimin e një sistemi rrufepritës për të ofruar siguri më të madhe në ngjarjet në natyrë.

Vitin e fundit, ka pasur një sërë tragjedish në rrethana të ngjashme në ndeshje në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah zbulon bashkëlojtarin e preferuar te Liverpooli, befason me përgjigjen

Salah zbulon bashkëlojtarin e preferuar te Liverpooli, befason me përgjigjen

Premier League
Në Turqi vazhdon skandali me Rey Manajn - babai i Yilmaz i dërgon “sms” të koduar sulmuesit shqiptar

Në Turqi vazhdon skandali me Rey Manajn - babai i Yilmaz i dërgon “sms” të koduar sulmuesit shqiptar

Ligat tjera
Sondazh: ‘Lojtari i Vitit 2024’ nga lexuesit e Telegrafit

Sondazh: ‘Lojtari i Vitit 2024’ nga lexuesit e Telegrafit

Superliga
Ruben Amorim i gatshëm t’i shesë dy lojtarë të Man United sapo të hapet afati i janarit

Ruben Amorim i gatshëm t’i shesë dy lojtarë të Man United sapo të hapet afati i janarit

Premier League
Një proces gjyqësor miliona dollarësh është nisur kundër Mike Tyson për shkak të ndeshjes me Jake Paul

Një proces gjyqësor miliona dollarësh është nisur kundër Mike Tyson për shkak të ndeshjes me Jake Paul

Boks
Bayer Leverkusen nuk heq dorë nga ylli i Real Madridit – kontakton familjen dhe agjentin e tij

Bayer Leverkusen nuk heq dorë nga ylli i Real Madridit – kontakton familjen dhe agjentin e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori