LAJMI I FUNDIT:

Rroni publikon këngën e re “Baby”

Rroni publikon këngën e re “Baby”
Foto: 2000 Music/YouTube

Rap-artisti i ri i skenës, Rroni, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Baby” mban titullin kënga e tij e re, e cila është një baladë e zhanrit RnB.


Kënga është produkt i producentit Rrzon, ndërsa për tekstin dhe vijën melodike është kujdesur vet Rroni.

Foto: 2000 Music/YouTube

“Raby” është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft interesant, i cili i përshtatet tematikës së këngës.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Regjia dhe klipi janë realizuar nga Dardan në Prishtinë.

Rroni duket të jetë një emër i ri dhe shumë premtues në muzikën hip-hop, këngët e të cilit janë pritur mirë deri më tash nga publiku shqiptar. /Telegrafi/