Rrogat e lojtarëve shqiptarë në Serie A për sezonin 2018/19

Serie A në vitet e fundit ka qenë një ligë ku shumë lojtarë shqiptarë kanë treguar vlerat e tyre.
Pasi sot (e martë) Gazetta dello Sport në edicionin e saj ishte e fokusuar te rrogat e lojtarëve, ne jemi ndalur te ato të lojtarëve shqiptarë.
Lojtari më i paguar shqiptarë në Serie A është Elseid Hysaj i Napolit. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë paguhet 1,6 milion euro në sezon nga skuadra napolitane, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2022.

I dyti është i sapo transferuari te Lazio nga Red Bull Salzburgu, Valon Berisha. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në sezon te klubi nga kryeqyteti italian fiton 1,5 milion euro. Kontrata e tij skadon në vitin 2023.

I treti është Blerim Xhemaili, ai paguhet në sezon te Bologna 1,2 milion euro, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2020.

I katërti është Riza Durmishi me rrogë sezonale te Lazio 1,1 milionë euro (kontratë deri në vitin 2023, ndërsa top pesëshja mbyllet nga një tjetër lojtar i Lazios, Thomas Strakosha, i cili fiton një milionë euro në sezon në kontratën e tij deri më 2022.

Ma pak se këtë paguhet Valon Behrami, ai nga Udinese paguhet 800 mijë euro në sezon dhe ka kontratë deri në 2019.

Portieri shqiptar i Atalantas, Etrit Berisha, paguhet 700 mijë euro në sezon dhe ka kontratë deri në vitin 2021.

Perparim Hetemaj te Chievo paguhet 600 mijë euro në sezon, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2020.

Dy të fundit janë Berat Gjimshiti te Atalanta me 300 mijë euro në sezon (kontratë deri 2019) dhe Frederik Veseli te Empoli 250 mijë euro në sezon (kontratë deri në vitin 2021).

Vlen të theksohet se vlera e rrogave e shumicës së lojtarëve të lartë cekur shtë mbi mesataren e klubeve të tyre, ndërsa më poshtë keni rrogat e të gjithë lojtarëve në kampionatin elitar italian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Xavi flet për mos transferimin e Messit dhe ardhjen e mundshme të Neymarit

Dështon marrëveshja e Ronaldos për ta shitur Real Valladolidin

Nga Terry te Lampard dhe Drogba – Inteligjenca Artificiale zgjedh formacionin më të mirë në histori të Chelseat

Inter Miami do të emërojë një trajner me të cilin Lionel Messi ka punuar më parë

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

'Të destinuar të dështojnë', Ancelotti paralajmëron Milanin pas shkarkimit të Maldinit

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?