Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin korrik 2021, ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të një viti më parë çmimet e konsumit janë rritur për 3.5 për qind.
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.8% në muajin korrik 2021, krahasuar me muajin qershor 2021.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.4%); qumësht, djathë dhe vezë (1.5%); pemë (1.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (0.9%); kafe, çaj dhe kakao (0.9%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.6%); pije alkoolike (2.5%); gaz (2.5%); blerje e automjeteve (0.6%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (7.1%); shërbime për transport (1.8%) – (ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror); pushime të organizuara turistike (14.2%); shërbime hoteliere (0.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.0 për qind në IHÇK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: perime (-4.4%), me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.2 për qind) në IHÇK.
Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin korrik 2021 me muajin korrik 2020 ishte 3.5%.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3.5 për qind në muajin korrik 2021, krahasuar me muajin korrik 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.6%); qumësht, djathë dhe vezë (3.4%); vajra dhe yndyra ushqimore (28.2%); perime (8.9%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.2%); pije alkoolike (3.2%); duhan (2.8%); gaz (9.0%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (5.0%); pajisje shtëpiake (2.5%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1.5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.8%); blerje e automjeteve (1.0%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (1.8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (27.3%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (5.7%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (2.3%); pushime të organizuara turistike (15.7%); shërbime hoteliere (0.8%); kujdes personal (1.2%); shërbime financiare (4.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3.8 për qind në IHÇK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-8.5%); shërbime për transport (-3.2%) – (rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pajisje telefonike dhe të telefaksit (-7.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?