LAJMI I FUNDIT:

Rritja e faturave të energjisë në Britani të Madhe e çojnë inflacionin në nivelin më të lartë në 41 vjetet e fundit

Rritja e faturave të energjisë në Britani të Madhe e çojnë inflacionin në nivelin më të lartë në 41 vjetet e fundit

Kostot e larta të faturave të energjisë po i shtyjnë çmimet në Britani të Madhe të rriten me ritmin e tyre më të shpejtë në 41 vitet e fundit.

Inflacioni, norma me të cilën rriten çmimet, në muajin tetor arriti në 11.1 për qind nga 10.1 për qind që ishte në shtator.


Faturat në rritje të energjisë ishin pas rritjes së çmimeve, së bashku me kostot e larta të për ushqim dhe transportit.

Rritja e kostos së jetesës po “shtrydh” buxhetet e familjeve dhe ka të ngjarë që këtë vit ta shtyjë Britaninë në recesion ekonomik.

Shifra e fundit e inflacionit është më e larta që nga tetori 1981.

Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS) theksoi se pavarësisht se qeveria kufizoi rritjen e faturave të energjisë në tetor përmes skemës së Garancisë së Çmimeve të Energjisë, çmimet e gazit dhe energjisë elektrike ishin ende forca shtytëse pas inflacionit.

Megjithatë, ONS vlerësoi se pa mbështetjen për faturat, shifra e inflacionit do të ishte rritur deri në 13.8 për qind.

Kostot më të larta të energjisë prekin bizneset si dhe familjet dhe rritja e faturave ka detyruar disa firma të rrisin çmimet e tyre.

Përveç energjisë, çmimi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike gjithashtu u rrit, me kosto prej 16.4 për qind në muajin tetor. /Telegrafi/