LAJMI I FUNDIT:

Rreth 30,000 tifozë të Eintracht Frankfurt prezent në Camp Nou – po e shijojnë spektaklin e ekipit të tyre

Rreth 30,000 tifozë të Eintracht Frankfurt prezent në Camp Nou – po e shijojnë spektaklin e ekipit të tyre

Rreth 30,000 tifozë të Eintracht Frankfurt janë prezent në Camp Nou për të parë ndeshjen me Barcelonën.

Fillimisht, vetëm 5000 tifozë të skuadrës gjermane pritej të vinin në stadium përmes biletave që Barcelona i dha si ekip mysafir.

Ata 5000 ishin të gjithë së bashku në majë të stadiumit, apo siç njihet shkalla e tretë e stadiumit. Shihej se e gjithë tribuna ishte e mbushur me tifozë gjermanë me veshjet e tyre të bardha.

Tifozët gjerman ishin në të gjitha pjesët e stadiumit: tribunë qendrore, të pasme, në krahë… Është e qartë se gjermanët i kanë siguruar biletat nga të gjitha kanalet e mundshme.

Disa i kanë blerë nga anëtarët e Barcelonës që kishin blerë biletat. Të tjerët i morën përmes internetit.

Klubi i Barcelonës u përpoq të shmangte këtë prani masive të tifozëve gjermanë dhe vendosi të ndërpresë shitjet e biletave online, por ishte tepër vonë sepse tifozët rivalë i kishin tashmë biletat për ndeshje.

Kjo iu shpërblye atyre pasi skuadra e zëmrës po fiton me spektakël përballë Barcelonës, duke shënuar tre herë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori