“Rrënjët e mia janë nga atje”, Ibrahimovic zbulon se për kë bën tifo në Kupën e Botës


Futbollisti legjendar suedez Zlatan Ibrahimovic ndodhet aktualisht në Amerikën e Veriut, ku është i angazhuar si konsulent ekspert për transmetimet e Kupës së Botës.
Ish-sulmuesi i gjigantëve të shumtë evropianë mori pjesë në analizën e grupeve para fillimit të garës, dhe me atë rast ai zbuloi se cili grup ishte më interesant për të, por edhe se cilën ekip kombëtar do të mbështeste.
"Po zgjedh Grupin L. Është Anglia, kështu që do të shohim nëse futbolli do të kthehet në shtëpi. Pastaj Kroacia, rrënjët e mia janë nga atje, kështu që do të mbështes Kroacinë në këtë Kupë Bote”.
“Gana është plot talentë dhe jam i interesuar të shoh se si do të performojnë. Sa i përket Panamasë, mendoj se do të jenë të dobëtit në këtë grup", tha Ibrahimovic.

Komenti i tij për Panamanë shkaktoi të qeshura në studio, dhe sulmuesi legjendar francez Thierry Henry, i cili ishte ndër të ftuarit e emisionit, pati gjithashtu një reagim interesant.
Edhe pse ka shprehur mbështetjen e tij për Kroacinë, nuk ka dyshim se Ibrahimovic do t’i ndjekë edhe performancat e ekipit kombëtar suedez, vendit në të cilin lindi dhe për të cilin shkroi historinë.
Ai luajti 122 ndeshje për ekipin kombëtar suedez dhe shënoi një rekord prej 62 golash./Telegrafi/




































