I njohur si ndër motivuesit më të njohur në botë, për kategorinë e njerëzve me nevoja të veçanta, Janis McDavid, i cili kishte lindur pa duar dhe këmbë , tregon se vendimin më të rëndësishëm që ka marrë dhe që ia ka ndryshuar jetën, është momenti kur e ka pranuar vetën ashti siç është.

Në një bisedë për Telegrafin, McDavid  nga Gjermania, i cili jeton në Berlin, ka theksuar se nuk duhet të mendojmë për gjerat negative që na rrethojnë, por për ato përparësi  që i kemi dhe na ofron jeta, ashtu siç jemi. Meqë humanizmi ka mbërritur majat e botës, duhet theksuar se Janis McDavid, e kanë rritur dhe janë kujdesur për të nga mosha 13 muajsh, jo prindërit biologjikë, por një çift tjetër , i cili edhe më tutje vazhdon të jetë gjithmonë në mbështetje të tij.

Në kohën kur ai ende nuk e kishte pranuar vetën, pra pa duar dhe këmbë, ai tregon se ka luftuar kundër vetës, por pas disa viteve ka filluar të mendojë se ai që brengoset për situatën në të cilën gjendet – është vetë ai dhe askush tjetër.

“Është shumë e lehtë të mendosh për gjërat negative, por përparësi është të mendosh për gjërat pozitive  që ti ofron jeta dhe që të rrethojnë, dhe në atë moment kam marrë vendim për gjërat pozitive që më rrethojnë. Vendimin më të rëndësishëm dhe të parë që kam marr në atë moment, ishte ta pranoja gjendjen time ashti siç isha, dhe pa marrë parasysh se çfarë unë bëj, gjithmonë trupi im do të duket kështu, dhe gjëja më e duhur është që unë të punoj situatën time”, tha për Telegrafin mcDavid.

Ai ka treguar për vështirësitë që kanë qenë për të pranuar realitetin, ashtu siç ishte.

“Kur kam qenë i vogël, nuk ë kam kuptuar që unë jam ndryshe nga të tjerët.Kam menduar se edhe unë jam i njëjtë si të gjithë, pra një fëmijë normal, pa dallim nga fëmijët e tjerë. Prindërit janë munduar shumë që gjatë tërët kohës të krijojnë rregulla dhe kushte përreth meje, ku me kujdesin e tyre më kanë bërë që unë të ndihem mirë dhe se gjithçka është në rregull me mua. Në moshën 8 vjeçare, ka qenë një mëngjes shokues për mua, kur jam shikuar në pasqyrë dhe kam vërejtur se sa është ndryshe situata ime dhe kam vërejt se trupi im është shumë më ndryshe se nga të tjerët. Jam ndier shumë i turpëruar, sepse kam menduar se kam pamje tjetër të vetës sime. Në atë kohë kur isha i vogël, ëndrra ime ishte të bëhem polic dhe ëndrra ime u rrënua, sepse me gjendjen time, nuk mund të bëhesha polic dhe për shumë kohë, apo mund të them për vite – përafrisht për 9 vjet rresht- nuk kam mundur ta pranoja realitetin”, tregon McDavid, duke shtuar se pas kësaj kohë, është munduar ta rimarrë vetën dhe ta pranoj gjendjen re vet në të cilën ishte, dhe që do të jetë edhe më tutje.

“Në fund kur mbusha 16-17 vjeç , fillova të mendoj, të luftoj me trupin me ndjenjat e mia dhe ta pranoj realitetin në të cilin gjendesha. Në këtë situatë, rruga e vetme e imja, ishte ta pranoj realitetin dhe trupin tim. Mandej fillova edhe të punoj se jeta vazhdon. Ky vendim i imi ma ka ndryshuar komplet jetën time. Gjatë gjithë këtij procesi, jam munduar të jem një djalë me qasje pozitive ndaj të tjerëve, dhe ta kaloj ditën dhe kohën vetëm me qasje dhe mendime pozitive. Këtë e kam arritur me shumë punë, edhe pse ka pas ditë që nuk jam ndier mirë, por si përfundim unë e kam pranuar situatën time dhe tani komplet jam mirë”, tha ai për Telegrafin, duke shtuar se kur dikush më pyet për gjendjen time trupore, unë vetëm ju përgjigjem se dëshiroj të jem i shëndosh, dhe i suksesshëm, dhe kur dikush më pyet se a dëshiron t’i kesh duart dhe këmbët tash, unë ju përgjigjem se jo, sepse tash jam mirë kështu me vetën time, dhe se e kam pranuar trupin tim.

Mbështetësit më të fuqishëm për gjendjen në të cilin McDavid ndodhet, sipas tij, janë prindërit e tij, të cilët e kanë rritur, të afërmit, shokët dhe shoqëria në përgjithësi.

Ai tha se prindërit që e kanë rritur nuk janë prindërit e tij biologjikë, por ata kanë vendosur që të kujdesën për të për shkak të situatës në të cilën ai ndodhet, dhe se ata janë informuar për gjendjen e tij, përmes mjeteve të informimin, dhe kanë vendosur që të kujdesen kur McDavid ishte 13 muajsh, e që edhe sot e kësaj dite janë duke ë bërë këtë.

“Ata më kanë shtyrë që ta pranoj realitetin e trupit tim, dhe gjatë gjithë kohës i kam mbështetësit me të fuqishëm, që unë të jem i pavarur në jetën time. Po ashtu, edhe shoqëria më ka ndihmuar shumë. Në shkollë kam pasur një shok shumë të mirë, në mesin e shumë të tjerëve, por, i cili gjithmonë ka qenë me mua në çdo situatë, e që normalisht më ka ndihmuar shumë”, tha ,mes tjerash ai.

Duke folur për Kosovën, McDavid, tha se në Kosovë kishte ardhur më ftesë të UNICEF-it,  si i ftuar special për edicionin  e dytë të “Activate Talks”, me të vetmin qëllim për t’i motivuar njerëzit që kanë probleme të ndryshime, sidomos ata me nevoja të veçanta.

“Kemi folur për vendimet që duhet t’i marrin ata në jetën e tyre, ta pranojnë realitetin e trupit të tyre. Jam shumë i impresionuar kur kam vizituar një shkollë në Prishtinë, ku kam takuar shumë të rinj, e po ashtu edhe në takimet e tjera, ku kam treguar në tërësi për gjendjen time trupore. Në këto takime, kam takuar shumë njerëz, fëmijë të cilët duan ta bëjnë realitet ëndrrën e tyre. Kam takuar një djalë me emrin Riad, 15 vjeç, i cili kishte filluar ta mësoj gjuhen turke  dhe vitin e kaluar ai kishte vizituar Parlamentin Evropian, ku kishte folur për situatën në të cilën ishte ai vet. Ishte një zë i fuqishëm i të gjithë fëmijëve të tjerë, që  mos të ndalën së realizuari ëndrrat e tyre”, tha ai.

McDavid ka treguar për Telegrafin edhe për një rast tjetër të veçantë, në mesin e shumë rasteve të vendeve të botës ku ka takuar shumë moshatarë të tij, që kanë problem të ndryshme me trupin e tyre.

“Dua ta veçoj për lexuesit e Telegrafit, një rast të veçantë, të një vajze nga Bangladeshi, e cila përafrisht kishe gjendjen time, dhe e cila ishte ulur në rendin e parë  në sallë. Ajo më dëgjonte më shumë kujdes. Pasi mbarova fjalimin, iu afrova dhe e pyeta se cila ishte historia e saj. Ajo me tha, se asnjëherë nuk ka menduar të shkojë në shkollë, por pasi e përfundova fjalimin tim, ajo mori vendim që të shkojë në shkollë dhe ta pranojë realitetin në të cilin ishte. Pas vendimit të vajzës, prindërit e saj ishin shumë të prekur emocionalisht. Ata më janë falënderuar, sepse pas një kohe vajzës së tyre komplet i është ndryshuar jeta, dhe ka pranuar situatën në të cilën ishte. E kam parë në sytë e saj, se ajo ka shumë dëshirë të shkoj në shkollë, dhe më vjen shumë mirë, për vendimin e saj. Këto raste më bëjnë shumë të lumtur, pasi që po mundohem që sado pak t’i motivoj të tjerët se jeta duhet vazhduar dhe duhet ta pranojmë vetën tonë ashtu siç jemi, edhe pse duhet të kesh shumë energji për të diskutuar për këto probleme, dhe se njerëzit ta pranojnë realitetin dhe të jenë përgjegjës  për jetën e tyre, dhe që duhet të ndryshojnë diçka”, tha për Telegrafin McDavid.

Megjithatë, ai theksoi se duhet  të punojmë shumë që mos të ketë dallime mes njerëzve me nevoja të veçanta dhe njerëzve të tjerë, pasi që edhe pse atë nuk e pengon termi person me nevoja të veçanta, këtë nuk mund ta thotë për personat e tjerë.

“Ëndrra ime është shoqëria që më përket mua, të kenë të drejta të barabarta, të kenë mundësi të barabarta, pra mos të bëhen dallime mes kategorive të njerëzve.  Duhet ta pranojnë se në këto çështje kemi shumë probleme, por dua të veçoj se duhet respektuar të drejtat e kësaj kategorie, në mënyrë fondamentale, sepse fillimisht duhet nisur prej kësaj pike, në mënyrë që të vazhdojmë  më tutje.  Nëse respektohen të drejtat e secilit, në vençat të kategorisë sonë, atëherë është më e lehtë të kemi qasje në komunikim, në edukim, pasi që gjithkush ka të drejtë të ketë qasje në të gjitha aspektet e shoqërisë, dhe natyrisht të përfitojnë edhe benefite, dhe ata janë të gatshëm se diçka mund të bëjnë dhe të jenë prezentë me sukseset e tyre në shoqëri dhe të jenë përgjegjës për punë  e tyre që bëjnë”, tha ai.

Në anën tjetër, McDavid, nuk e mohon se në shumë raste është ballafaquar me fenomenin e stigmatizimit, por sipas tij, pika më e rëndësishme është që të menaxhojmë situatën në të cilën gjendemi dhe që na rrethon, dhe mos të bëhemi pesimistë, mos të jemi depresivë, mos të jemi të zhgënjyer, por të vazhdojmë tutje.

“Për mua me rëndësi është se si kam munduar ta ndryshoj situatën time, dhe si kam mundur t’ju ndihmojë edhe të tjerëve, si kam mundur ta ndryshoj mendimin dhe qasjen që kanë pasur për trupin e tyre, që edhe ata ta pranojnë se i kanë të drejtat e tyre, ta jetojnë jetën ashtu si ata duan. Dhe për këtë dua të them se vetëm me vetëbesim mund të arrish shumë në jetë, pa marrë parasysh se si je”, theksoi më tutje ai.

Përndryshe, Janis McDavid, ka një mesazh për këtë kategori të njerëzve dhe për të gjithë njerëzit në përgjithësi.

Ai tha se të gjithë jemi të njëjtë pa marrë parasysh gjendjen tonë trupore, apo nevojave tona trupore, sidomos në aspektin se çka duam të bëjmë, dhe se secili ka të drejtën e vet ta jetoj jetën ashtu si donë më së miri, pa paragjykime për jetën.

“Mesazhi im kryesor, është që të vendosni ta pranoni vetën ashtu siç jeni, sepse janë disa gjëra që nuk mund t’i ndryshojmë. Duhet ta pranojnë realitetin në të cilin jemi, ne nuk mund ta ndryshojmë trupin tonë, dhe e vetmja mundësi është që ta pranojë veten ashtu siç e kam. Unë mendoj vetëm në gjëra pozitive dhe kam jetë pozitive dhe të lumtur, sepse vetëm në këto gjëra jam i fokusuar”, tha në fund të bisedës për Telegrafin Janis McDavid. /Lumturije BEKAJ/Telegrafi/