LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i dhimbshëm i babait të të riut që u rrah brutalisht në Pejë

Rrëfimi i dhimbshëm i babait të të riut që u rrah brutalisht në Pejë

Ali Qerkinaj ka treguar rrëfimin e dhimbshëm për rrahjen e djalit të tij nga disa persona, para një jave në Pejë, teksa sot u bë virale videoja që tregonte gjithë incidentin.

Qerkinaj, në Klan Kosova tha se gjithçka kishte nisur nga një rrokje me krah teksa përfundoi me rrahje brutale të djalit të tij nga disa persona të panjohur.


Ai, mes tjerash, tregon se në gjykatë djali ua kishte falur këtë rast, por se është shumë i nervozuar që tash i kanë publikuar videon e rrahjes, njofton Klankosova.tv.

“Djali im është sulmuar para 1 jave nga persona të panjohur. Sipas informacioneve që m’i ka dhënë djali ka pasur shtyrje me krahë dhe aty ka nisur fjalosja dhe incidenti pastaj aty për aty”.

“Pas 3-4 ditë e kanë thirre djalin në Gjykatë në Pejë, por i kam bo ‘rixhe’ djalit që t’ua falë edhe djali ua ka falë rastin në Gjykatë. Por, pas disa ditësh e kanë postuar videon e rrahjes në Facebook dhe kjo ka qenë shumë turp e nënçmim”.

“Ne menduam ta mbyllim rastin që e gjithë kjo ngjarje të mos bëhet më e madhe, pasi as dy djemtë e tjerë që jetojnë jashtë Kosovës nuk e dinë që vëllai i tyre i vogël është sulmuar”, thotë ai.

Policia në Pejë ka arrestuar katër persona për këtë rast. Të arrestuarit janë L. M. i lindur më 2003, T.M. i lindur më 2005, S. B. i lindur më 2007, si dhe E. A. i lindur më 2008.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve të parë iu është caktuar masa e ndalimit, përderisa i dyshuari i katërt i mitur është liruar në procedurë të rregullt.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori