LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet Igli Tare – Nga Baggio te Guardiola, historia e shtatlartit që me Lazion po kërkon mrekullinë

Rrëfehet Igli Tare – Nga Baggio te Guardiola, historia e shtatlartit që me Lazion po kërkon mrekullinë

Igli Tare është kthyer përsëri në epiqendër të vëmendjes në Itali.

Jo aq shumë për zërat që e shohin atë me një post drejtuesit te Interi, aq sa për faktin se për të disatën herë ka ndërtuar një Lazio konkurruese edhe pse në fillim pritet me mosbesim.


Gazeta “Il Tempo’ i ka kushtuar një hapësirë të rëndësishme drejtorit sportiv shqiptar, në një intervistë ku ai tregon jetën e tij futbollistike, që nga Partizani e deri te Lazio, ku tashmë është kthyer në një nga drejtuesit më me emër të Serisë A.

Drejtor, si ka nisur pasioni juaj për futbollin?

Në rrugë, në shkollë, në rrugicat e qytetit tim. Jam rritur si futbollist te Partizani i Tiranës, një klub që është pikë referimi për mua dhe të gjithë familjen time. Fatkeqësisht janë shumë vite që nuk kthehem aty.

A ishte Gjermania eksperienca juaj më formuese?

Në Greqi u bëra burrë, ndërsa në Gjermani u formova si futbollist, kam kaluar 9 vite shumë të rëndësishme aty. Bundesliga ishte e ngjashme me atë që është sot.

Brescia apo Bologna?

Kanë qenë dy eksperienca të rëndësishme, kam lidhur një raport me të dy tifozeritë. Por vitet e para ishin të komplikuara, kishte mosbesim ndaj meje. Pastaj fitova respektin e të gjithëve.

Dhe takuat Baggion…

Roberto është sinonimi i fjalës futboll, kujtimet që kam prej tij mbeten unike. Fatkeqësisht nuk jemi dëgjuar shpesh së fundmi.

Tare kur luante me Pirlon dhe sulmuesin Hubner

Guardiola?

Ishte që atëherë një trajner në fushë, me të flitej për taktikë nga mëngjesi deri në darkë. Ishte një person shumë i përgatitur, prej disa vitesh po e tregon edhe në fushën e lojës.

Tare, Guardola, Baggio, Appiah e shumë yje te Brescia

A e kujtoni ditën kur mbërritët te Lazio?

Isha në Sardenja, më telefonoi drejtpërdrejt presidenti Lotito. Impakti im i parë nuk ishte pozitiv, sa mbërrita u dëmtova. Fatkeqësisht ngjau gjithçka me shpërthimin e Pandev dhe Rocchit. Për këtë arsye kisha shumë vështirësi të ambientohesha.

A do të ktheheni një ditë në Shqipëri për të punuar në futboll?

Është diçka që nuk e kam mohuar kurrë, do të më pëlqente shumë, jam shumë i lidhur më vendin tim. Por në Romë disa fraza të miat janë keqkuptuar.

Tare me fanellën e Lazios

A jeni të kënaqur nga Lazio juaj aktuale?

Çdo vit dëgjoj të jepen vlerësime para kohe. Mrekullitë ndodhin vetëm një herë në jetë dhe Lazio nuk mund të jetë gjithmonë fryt i një mrekullie. Duhet vazhdimësi në rezultate dhe projektet me të cilat po punojmë. Roma është një pjacë e veçantë, vetëm duke qëndruar të bashkuar mund të arrihen objektiva të caktuar. Por nuk është e lehtë, ka shumë interesa të përfshira.

Në perspektivë, a është Milinkovic-Savic blerja më e rëndësishme që ke sjellë te Lazio?

Ka pasur edhe shumë të tjerë, fatkeqësisht priten të gjithë me mosbesim. Sergej ka treguar cilësi dhe personalitet, duhet ta lëmë të rritet dhe ndoshta edhe të gabojë i qetë.

Çfarë ndeshje prisni ndaj Torinos?

Një ndeshje që nuk duhet nënvlerësuar, kanë në përbërje golashënuesin më të mirë të kampionatit. Por për rrugëtimin tonë, do të ishte shumë e rëndësishme të nisnim ndeshjen menjëherë në mënyrë agresive, duam të arrijmë Evropën, kjo është ëndrra jonë.

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
Veprim i shëmtuar nga tifozi i United ndaj Rashfordit - anglezi u ndal nga Antony para një skene shokuese

Veprim i shëmtuar nga tifozi i United ndaj Rashfordit - anglezi u ndal nga Antony para një skene shokuese

Premier League
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori