LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani te Napoli, Vojvoda te Torino – menaxheri Adrian Aliaj flet për transferimet e dyshes së Kosovës

Rrahmani te Napoli, Vojvoda te Torino – menaxheri Adrian Aliaj flet për transferimet e dyshes së Kosovës

Mërgim Vojvoda është transferuar nga Belgjika në një nga ligat kryesore evropiane siç është Seria, A ku do të veshë fanellën e Torinos.

Në garë për mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës ishte deri në fund edhe Atalanta, por përfaqësuesi i lojtarit, menaxheri i njohur shqiptar Adrian Aliaj, ka zbuluar prapaskenat.


“Transferimi i Vojvodës në kampionatin italian është një surprizë për mua, por jam shumë krenar për këtë lëvizje, pasi bëhet fjalë për një lojtar me shumë vlera”.

Mërgim Vojvoda (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Ishte në lojë edhe Atalanta, por zgjodhëm Torinon, pasi këmbënguli shumë më tepër dhe mendoj se bëmë zgjedhjen e duhur. Mërgimi do të jetë titullar absolut në Torino dhe Giampaolo aplikon një skemë që i përshtatet shumë atij”, ka thënë Aliaj për Supersport.

Të luash në Serinë nuk është e thjeshtë, por Aliaj është i bindur që futbollisti i tij do t’ia dalë të jetë protagonist tek Torino, ndërkohë që është i lumtur për aventurën e re tek Napoli të një tjetër futbollisti që ai përfaqëson, Amir Rrahmanit.

“Te Mërgimi kam shumë besim që do të jetë i suksesshëm, sepse është rritur në kampionatin belg te Standardi. Nuk ka kaluar fare nga Shqipëria apo Kosova dhe është një djalë me mentalitet evropian, profesionist dhe nuk kam dyshim që do të jetë surpriza e kampionatit. Do ta shihni vetë”.

“Transferimi i Rrahmanit te Napoli, ishte kulmi i punës tonë në ato momente, ndaj jemi shumë të lumtur me këtë marrëveshje”, u shpreh Aliaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori