LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani nesër për teste mjekësore te Napoli

Rrahmani nesër për teste mjekësore te Napoli

Mbrojtësi i Veronës do të udhëtojë për vizita mjekësore në Romë, ku aty i kryen klubi i Napolit, por do të mbetet në huazim te klubi aktual deri në fund të sezonit.

Marrëveshje është arritur për 14 milionë euro, ku lojtari do të nënshkruajë një kontatë për pesë vite me pagë 1.8 milion euro në sezon.


Lojtari do të shkojë për vizita mjekësore nesër (e premte) në Villa Stuart në Romë si zakonisht, aty ku klubi i kryen.

Pastaj do të nënshkruhen kontrata, por Rrahmani do të mbetet në huazim në Verona deri në fund të sezonit, ku në verë do të bashkohet me Azzurrët.

Rrahmani ishte blerë verën e kaluar nga Dinamo Zagreb, duke u dëshmuar si një lojtar i nivelit të lartë me fanellën e Hellas Veronës.

Në fakt, Ivan Juric e ka vendosur atë në fushë në 18 ndeshje nga 19 të luajtura deri më tani në Serie A, të gjitha si startues. /Telegrafi/