LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani: Fitore e rëndësishme në Kupën e Italisë, sa i përket titullit ka kohë

Rrahmani: Fitore e rëndësishme në Kupën e Italisë, sa i përket titullit ka kohë

Amir Rrahmani ka luajtur nga minuta e pare në sfidën që Napoli e fitoi ndaj Empolit në Kupën e Italisë me rezultat 3-2.

Mbrojtësi i Kosovës, ka folur për Rai, duke theksuar se skuadra e tij kishte zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer.

“Është gjithmonë e vështirë në Kupë, shumë skuadra duan të shkojnë sa më larg në këtë garë. Ne ishim pak të hapur, por, në fund të fundit, kemi zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer”.

“Çfarë na tha Gennaro Gattuso në dhomën e zhveshjes? Gjëja e rëndësishme është që kaluam raundin. Tani jemi në çerekfinale, ku do të përballemi me ekipet më të forta”, ka thënë fillimisht Rrahmani.

Rrahmani më pas foli edhe për ndeshjet e kampionatit, teksa theksoi se objektivi kryesor është renditja mes katër skuadrave më të mira për të luajtur pastaj në Ligën e Kampionëve.

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por kundërshtarët cilësorë gjithmonë ta bëjnë jetën më të vështirë. Ne punojmë për të luajtur ndeshjen tonë dhe për të ecur përpara, vlen edhe për kampionatin”.

“Po zhvillojmë një kampionat atipik dhe duhet të rikuperojmë ndeshjen me Juventusin”.

“A është titulli objektivi ynë? Ne e dimë që duhet të futemi të paktën në katërshen e parë, por kurrë nuk mund ta dish se çfarë do të ndodhë. Do të shohim ndeshje pas ndeshjeje”, ka thënë lojtari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori