LAJMI I FUNDIT:

Rrahin brutalisht adoleshentet në qendrën tregtare, dhe e shpërndajnë videon në internet (Video, +18)

Rrahin brutalisht adoleshentet në qendrën tregtare, dhe e shpërndajnë videon në internet (Video, +18)

Një video rrëqethëse është duke qarkulluar në masë të madhe në rrjetet sociale, ku shihen një grup vajzash duke rrahur brutalisht dy adoleshente në një qendër tregtare.

Grupi i vajzave që njihet si një bandë shumë e rrezikshme, godisnin pamëshirshëm me grushta e shkelma adoleshenten në qendrën tregtare Arndale në Mançester, transmeton Telegrafi.


Edhe pse ato mundoheshin të mbrojnë veten, vazhdimisht pranonin grushta e shkelma, derisa kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar dhe shpërndarë në Snapchat.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë duke hetuar sulmin brutal që ndodhi gjatë muajit të kaluar, ku si pasojë adoleshentet pësuan lëndime trupore.

Deri më tani janë intervistuar shoqet e tyre të shkollës, për tu siguruar nëse ato kanë ndonjë informacion që do të ndihmonte policinë në kapjen e keqbërëseve.

Por, është interesant se si kalimtarë të shumtë të rastit në momentet më kritike, vetëm vëzhgonin dhe assesi nuk ndërhynin për të parandaluar rrahjen. /Telegrafi/