LAJMI I FUNDIT:

Roy Hodgson zbulon se si e ka shitur aksidentalisht lojtarin e gabuar te Liverpooli

Roy Hodgson zbulon se si e ka shitur aksidentalisht lojtarin e gabuar te Liverpooli

Roy Hodgson dikur shiti gabimisht lojtarin e gabuar gjatë kohës së tij si trajner i Liverpoolit.

76-vjeçari ka gëzuar një karrierë të gjatë dhe të respektueshme si trajner, por qëndrimi i tij në Anfield ishte një zhgënjim dhe aventura e tij zgjati më pak se një sezon, duke u larguar me pëlqim reciprok nga klubi, teksa ata ishin katër pikë larg zonës së rënies atë kohë.


Hodgson ka marrë disa vendime të çuditshme si trajner i Liverpoolit, por padyshim vendimi i tij më i keq ishte largimi i lojtarit të gabuar nga ekipi.

Historia tregon se si Hodgson kishte vendosur ta transferonte Paul Koncheskyn me të cilin kishte punuar me të tek Fulhami, në afatin kalimtar veror.

Sipas asaj marrëveshjeje të rinjtë e Liverpoolit, Lauri Dalla Vale dhe Alexander Kacaniklic ishin transferuar në Fulham.

Megjithatë, më vonë doli se Hodgson në fakt kishtelarguar Alex-in e gabuar dhe në kohën kur ai e kuptoi, ishte tepër vonë për të ndaluar lëvizjen.

“Ishte pak e vështirë për Liverpool të më zëvendësonte,” tha suedezi për Liverpool Echo .

“Në kokën e tij, ai [Hodgson] mendoi se kishte ndërruar një Alex tjetër për Koncheskyn. Por atëherë ishte tepër vonë. Është pak qesharake”.

“Pastaj ai thjesht më tha se isha i mirëpritur të kthehesha në Liverpool me krahë hapur, por duhet të bëja atë që ndjeja. Atëherë unë kisha ndryshuar tashmë mendje dhe isha shumë i emocionuar për të ardhur në Fulham”, ka thënë Kacaniklic.

Për fat të mirë për Hodgson, Kacaniklic nuk arriti majat e futbollit. Suedezi bëri 100 paraqitje për Fulhamin në Ligën Premier dhe Championship, duke shënuar 11 gola gjatë asaj kohe.

Anësori tani luan me skuadrën qipriote, AEL Limassol, ku ka bërë 21 paraqitje dhe ka shënuar tre gola./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori