Këngëtarja Ronela Hajati është përfaqësuesja e sivjetme e Shqipërisë në “Eurovision 2022”.

Reklama

Ajo do të interpretojë e para në natën e parë gjysmë finale më 10 maj këngën e saj “Sekret”, me shpresën për ta kualifikuar vendin e saj në finale.

Këto ditë, Hajati ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme të Evropës për të promovuar këngën e saj në shtete të ndryshme.

Eurovisioni publikon renditjen zyrtare të pjesëmarrësve - Ronela Hajati performon e para në gjysmëfinale Eurovisioni publikon renditjen zyrtare të pjesëmarrësve - Ronela Hajati performon e para në gjysmëfinale

Ajo performoi në një koncert në Barcelonë, ku ka takuar nga afër edhe disa emra të njohur të Eurovisionit ndër vite.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Ronela tregoi se është takuar nga afër me fituesen e “Eurovision 2014”, transvesitin Conchita Wurst.

Reklama

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Kjo e fundit fitoi festivalin evropian para tetë vitesh duke përfaqësuar Austrinë me këngën “Rise Like A Phoenix”.

Reklama

Ndërsa përveç Wurst, këngëtarja shqiptare ka takuar edhe artisten e famshme italiane, Senhit, e cila vitin e kaluar përfaqësoi San Marinon me këngën “Adrenalina”.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Ajo e kualifikoi shtetin e San Marinos në finale, duke interpretuar krah reperit të famshëm amerikan, Flo Rida. /Telegrafi/