LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Reali duhet ta tranferojë Neymarin

Ronaldo: Reali duhet ta tranferojë Neymarin
Neymar dhe Bernabeu...

Real Madridi ka nevojë për lojtarët më të mirë dhe duhet që të transferojë superyllin e PSG, Neymar.

Kështu thotë ish sulmuesi më i mirë në botë, i cili beson se Real Madridi duhet të nënshkruaj me yllin e madh brazilian.


Ronaldo kaloi katër sezone e gjysmë te Real Madridi dhe potencon se mbretërit gjithmonë kërkonin lojtarët më të mirë dhe këtu përfshihet edhe Neymari.

Lajmet e fundit nga Neymari
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Neymari

“Neymari është super lojtar, ndoshta ai do të bëhet më i miri në botë në pak vite dhe Real Madridi ka nevojë për më të mirët”, u shpreh Ronaldo për Marca.

Përkundër spekulimeve, Ronaldo ka hedhur poshtë nëse një transferim i Neymarit te Reali është afër të realizohet.

“Nuk kam dëgjuar ndonjë përfaqësues të Realit duke folur për Neymarin”.

“Ata duhet të mendojnë se si të mbyllin këtë vit, pasi që duhet të përfundohet si është më së miri”.

“Liga e Kampionëve është një garë ku ata bëjnë mirë dhe të shohim si do të zhvillohen gëjrat sepse në futboll gjithçka mund të ndryshojë shpejt”, potencoi Ronaldo.

/Telegrafi/