Ylli i Real Madridit, shënoi dy herë për vendin e tij në fitoren 5-1 ndaj Kamerunit, golin e 48-të dhe të 49-të për Portugalinë.

Dy golat i ndihmuan atij të tejkaloi Pauletan si shënuesi më i mirë i përfaqësueses së Portugalisë, por pas ndeshjes ai ka thënë se nuk është i interesuar të shkruajë histori, por thjesht bën punën e tij.


“Unë nuk kërkoj të thyej rekorde. Kjo ndodh në mënyrë të natyrshme, me punë të palodhshme, përkushtim dhe një ekip të shkëlqyeshëm dhe trajner të mirë”.

“E dija se herët a vonë kjo do të ndodhte”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app