eksperti-banner

Tifozët shqiptarë të Real Madridit e kanë edhe një arsye me shumë që ta duan Cristiano Ronaldon.

Ai edhe njëherë ka treguar afërsinë me fansat duke i përshëndetur live në Instagram.


Kësaj radhe portugezi ka dërguar përshëndetje edhe për tifozët e Real Madridit që gjendën në Kosovë.

Në një video live të publikuar nga vet Ronaldo, ky i fundit dëgjohet duke lexuar fjalët e një fansi nga vendi ynë: “I’m from Kosovo”, që në shqip do të thotë “Unë jam nga Kosova”.

Për më tepër, përshëndetjen e Ronaldos për Kosovën mund ta ndiqni në fillimin e videos që gjendet më poshtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app