LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i kundërpërgjigjet Luizit dhe Kiarës: Për ta njohur një njeri jepi pushtet

Ronaldo i kundërpërgjigjet Luizit dhe Kiarës: Për ta njohur një njeri jepi pushtet

Episodi i parë i emisionit më të ri të Kiara Titos ‘Kepi i Vipave” ka ngjallur reagime të shumta.

Një koment i ish-banorit të Big Brother VIP Albania 2 dhe tani pjesëmarrës në “Kepi i Vipave”, Ronaldo Sharka ka marr vëmendje të madhe.


Ronaldo në transmetimin e episodit të parë tha se këtë format duhej ta moderonte ai dhe jo Kiara.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Kaq ka mjaftuar që të reagonte fillimisht partneri i Kiarës dhe fituesi i BBVA 2, Luiz Ejlli dhe më pas vet moderatorja.

Përmes një story në Instagramin e tij ai tha se donte të kishte qenë pranë Kiarës për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë”.

Por, nuk e la me kaq, përmes një postimi tjetër, ai i thotë Ronaldos që të vijë e të marrë 5 mijë eurot, meqenëse do mbetet pa punë.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Ndërkohë, moderatorja në një reagim në Instagram e quajti Ronaldon fansin e Luizit.

Megjithatë nuk ka munguar përgjigja e Ronaldos, i cili në një video të gjatë në Instagram ka bërë një reagim ndaj çiftit.

Luiz Ejlli i reagon ashpër Ronaldos pas deklaratave për Kiarën: Nuk bëhen të gjitha punët me të pasmet o flutur, hajde merri pesë mijë euro
Lexo po ashtu Luiz Ejlli i reagon ashpër Ronaldos pas deklaratave për Kiarën: Nuk bëhen të gjitha punët me të pasmet o flutur, hajde merri pesë mijë euro

“Dua të sqaroj diçka se unë nuk kam sharë dhe ofenduar në asnjë moment Kiarën si individ apo si prezantuese, megjithëse mendimi im është i imi, që Kiara nuk është prezantuese për formate të tilla, Kiara mund të jetë prezantuese shumë e mirë për formate të tjera, por ky është mendimi im dhe nuk kam pse ta fsheh sepse ne nuk jetojmë më në komunizëm, e dyta nuk dua të merrem me muhabetet kalamajsh sepse zotëria në fjalë për pak ditë bën 38 vjeç, por pasi Luizi tha eja në Korçë dhe merri ato pesë mijë euro, do të pyesja pak Luizi e mban mend arsye dhe motivin kur u futa për herë të dytë në BBVA, për çfarë mi ke premtuar ato pesë mijë euro, a të bën të ndihesh pak keq kjo deklarata që ke bërë sot, a nuk ndihesh pak në faj për këtë Luiz, po ta kujtoj unë pra, për humbjen e tim atë”, ka thënë Ronaldo.

Tutje, Sharka e quajti Luizin mosmirënjohës dhe se po tenton të krijojë armiq imagjinar dhe anti-heronj që vet të duket hero në sy të publikut.

Ai foli edhe për Kiarën duke thënë se zhgënjimi më i madh për të nuk është Luizi, por moderatorja, pasi ai e ka mbrojtur kur ajo i kishte pothuajse të gjithë kundër.

“Por zhgënjimi më i madh nuk është nga Luizi, por zhgënjimi më i madh ka qenë nga Kiara Tito që e kam dashur, respektuar dhe trajtuar si motër, e kam këshilluar si motër, e kam mbrojtur shumë herë, madje edhe kur nuk ka patur të drejtë, dhe Kiara sot në vend që të shuante këtë sherrin imagjinarë të Luizit, doli publikisht dhe i hodhi benzinë zjarrit, Kiara nuk reagoi për atë që thash, Kiara nuk mbrojti moderimin, por bëri një postim pasi e bëri Luizi, Kiara mos e harro e dashur se kur të gjithë shqiptarët pothuajse kërkonin që ti të dilje nga Big Brother sepse po i prishje lojën Luizit dhe të bullizonin e masakronin me komente unë kam dalur dhe të kam mbrojtur publikisht, ti sot çfarë bëre e dashur?”.

“Dhe për ta mbyllur më vjen keq Luiz Ejlli, më vjen keq që nuk po e shijon famën dhe nuk po i merr të mirat që kjo gjëja ty mund të sjell, por kot nuk thonë ‘për ta njohur një njeri jepi pak fare pushtet’, gjithë të mirat dhe mirë u pafshim në televizion”, përfundoi Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori