LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo gati të bashkohet me skuadrën pas 72 ditësh

Ronaldo gati të bashkohet me skuadrën pas 72 ditësh

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është rikthyer në qendrën stërvitore në Continassa pas 72 ditësh mungesë.

Ai iu nënshtruar testeve mjekësore para se të rifillojë stërvitjen.


Pasi Juventusi mundi Interin 2-0 në 8 mars, sulmuesi portugez udhëtoi për në Madeira, ku pastaj Serie A u pezulluar dhe shoku i skuadrës Daniele Rugani kishte testuar pozitivisht për coronavirus.

Ronaldo mbeti në Portugali për dy muaj në shoqërinë e familjes së tij dhe është izoluar për dy javët e fundit, që nga kthimi i tij në Torino.

Sot, superylli do t’i nënshtrohet testeve të kërkuara mjekësore për rifillimin në J Medical dhe do të kthehet në stërvitje në Continassa për herë të parë që nga pauza.

Calciomercato.com konfirmoi ardhjen e tij këtë mëngjes.

Juventusi këkron të mbajë pozitën e parë në Serie A, kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje. /Telegrafi/