LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo fitoi 15 milionë ndjekës në Instagram për një muaj, ndërsa Messi dhe Mbappe kanë humbur

Ronaldo fitoi 15 milionë ndjekës në Instagram për një muaj, ndërsa Messi dhe Mbappe kanë humbur
(Foto: Instagram/Twitter)

Cristiano Ronaldo ka fituar mbi 15 milionë ndjekës në Instagram në 30 ditët e fundit, ndërsa Lionel Messi dhe Kylian Mbappe janë duke i humbur ata.

Superylli portugez, i cili është personi më i ndjekur në këtë rrjet social, ndiqet nga më shumë se 564 milionë fansa, numri i të cilëve është në rritje të vazhdueshme, edhe pse ai nuk luan më në elitën evropiane të futbollit.

Portugezi kaloi te klubi Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku merr pagë megamilionëshe vjetore, derisa fansat e tij vazhdojnë të jenë në rritje.

Në muajin e kaluar – sipas Lottery Texts – më së shumti ndjekës në Instagram ka fituar këngëtarja Selena Gomez (mbi 22 milionë), ndërsa pas saj më së shumti ka përfituar Ronaldo (15 milionë).

‘Lufta e fansave’ – Selena la prapa Kylien, ndërsa fitoi dy milionë ndjekës brenda 24 orësh në Instagram
Lexo po ashtu ‘Lufta e fansave’ – Selena la prapa Kylien, ndërsa fitoi dy milionë ndjekës brenda 24 orësh në Instagram

Përkundrazi, Lionel Messi është në listën e atyre që kanë humbur ndjekës në këtë rrjet social në këtë periudhë (mbi gjysmë milion). Numri i përgjithshëm i ndjekësve të superyllit argjentinas aktualisht është 444 milionë.

Në të njëjtën listë ndodhet edhe bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germaini, Kylian Mbappe, i cili ka humbur çerek milion ndjekës në të njëjtën periudhë kohore. Francezi ndiqet nga 101 milionë fansa në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori