LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo e shpëton Realin nga humbja kundër Bilbaos

Ronaldo e shpëton Realin nga humbja kundër Bilbaos

Real Madrid ka barazuar në kuadër të xhiros së 33-të të La Ligës.

Madrilenët nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër Athletic Bilbaos duke luajtur baras me rezultat 1-1.


Të parët në epërsi erdhën mysafirët, megjithëse ishin duke dominuar në minutat e para të takimit Los Blancos.

Pas një aksioni mirë të ndërtuar, Inaki Williams shfrytëzon pozicionim e dobët të Sergio Ramosit dhe realizon gol të bukur në portën e Keylor Navasit.

Më pas “mbretërit” reshtën sulme të njëpasnjëshme në drejtim të portës së mysafirëve, por që përfundonin para zonës së rreptësisë së Bilbaos.

Marcelo (’19) dhe Marco Asensio dy minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë, nuk arritën të mposhtin portierin fantastik, Kepa Arrizabalaga.

Por, sërish rastin më të mirë për gol e kishin mysafirët, kur Raul Garcia goditi shtyllën horizontale te vendasve.

Gareth Bale pas hyrjes në fushë kishte një rast të mirë për të barazuar rezultatin, por që nuk arriti as ai të tund rrjetën e Athleticos.

Cristiano Ronaldo devijoi një top të goditur prej Luka Modricit tre minuta para përfundimit të takimit, ku topi përfundoi në portën e kuqebardhëve.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Pas kësaj, Reali mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelore me 68 pikë, ndërsa Bilbao mbetet në vendin e 11 me 40 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori