LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo e injoroi ditë më parë, por Neville e sheh si të trishtueshëm largimin e CR7 nga Manchesteri

Ronaldo e injoroi ditë më parë, por Neville e sheh si të trishtueshëm largimin e CR7 nga Manchesteri

E ardhmja e Cristiano Ronaldos duket shumë larg Manchester Unitedit dhe largimi i tij nga Old Traford pritet të ndodhë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ylli portugez dha një intervistë të gjatë ku ka goditur drejtuesit e klubit, trajnerin Erik Ten Hag, por nuk i kurseu as disa bashkëlojtarë të tij.


Manchester United ka njoftuar se do të marrë masa ndaj Ronaldos dhe mund t’ia shkëpusë kontratën në mënyrë të njëanshme.

Cristiano Ronaldo dhe Gary Neville kanë qenë miq të mirë, por javë më parë portugezi e injoroi ish-bashkëlojtarin e tij duke mos ia zgjatur dorën.

Megjithatë Neville vazhdon të ketë simpati për Ronaldon, derisa ka shprehur keqardhje për mënyrën se si do të largohet ai nga Old Traford.

“E trishtueshme që ka arritur në pikën ku një nga talentet më të padiskutueshëm dhe më të mëdhenj të United të nxirret jashtë. Nuk ishte e nevojshme të arrinte deri në këtë pikë”.

“Një bisedë e pjekur mes dy palëve, disa javë më parë, do të kishte siguruar një dalje komode”, ka shkruar Neville në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori