LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo dhe Georgina shijojnë një tjetër ditë me diell në Sardenjë, duke u kënaqur në jahtin luksoz

Ronaldo dhe Georgina shijojnë një tjetër ditë me diell në Sardenjë, duke u kënaqur në jahtin luksoz

Georgina Rodriguez tregoi figurën e saj të mrekullueshme trupore teksa iu bashkua partnerit të saj, Cristiano Ronaldo, në një udhëtim luksoz me jaht në Sardenjë, Itali, të premten.

Modelja 29 vjeçe, dukej e pabesueshme me bikini të zeza, teksa merrte rreze dielli në kuvertën e jahtit, shkruan DailyMail.


Partneri i saj futbollist, 38 vjeç, u sigurua që fiziku i tij sportist të vihej në pah, pasi kishte veshur me një palë pantallona të shkurtra noti, të cilat mundësonin që të tregohej tërësisht fiziku i tij i nxirë.

Georgina kishte shumë për të festuar në udhëtimin luksoz pasi sapo u konfirmua se do të jetë fytyra e re promovuese e markës “Guess”.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina vazhdojnë t'i shijojnë pushimet e tyre në jahtin luksoz brigjeve të Sardenjës
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo dhe Georgina vazhdojnë t'i shijojnë pushimet e tyre në jahtin luksoz brigjeve të Sardenjës

Ajo ishte e sigurt që do të shfaqte çdo centimetër të trupit të saj, teksa ecte rreth e qark në varkë me gjoksin e saj të bollshëm.

Cristiano gjithashtu kaloi pak kohë cilësore me Georginan, teksa dyshja bisedonin gjatë kohës që rreziteshin së bashku.

Superylli portugez Cristiano është shumë i fiksuar për rutinat e tij shëndetësore dhe fitnesin – gjë që i mundëson atij të qëndrojë në top formë.

Ai tani po fiton 175 milionë funte (202 milionë euro) në vit në Arabinë Saudite, pasi u transferua në klubin futbollistik Al-Nassr.

Reklama Çifti janë nisur për në Itali për një pushim me fëmijët e tyre dhe kanë dokumentuar udhëtimin e tyre luksoz përmes fotografive dhe videove të ndryshme në rrjetet sociale.

Cristiano ka djalin Cristiano Jnr, 12 vjeç, dhe binjakët Eva dhe Mateo, pesë vjeç, të cilët i kishte para se të takonte Georginan.

Ndërkohë me bukuroshen Rodriguez ai ka vajzën Alana Martina, gjithashtu pesë vjeçe, dhe foshnjës 13 muajshe Bella, të cilën çifti e mirëpritën në jetë, në prill të vitit të kaluar.

Sipas raportimeve në Spanjë, Georgina besohet të ketë një marrëveshje të hekurt “të stilit para martesës” me Cristianon nëse çifti ndahet.

Çifti u shfajësua nga ligjet saudite që parandalojnë çiftet e pamartuara të bashkëjetojnë në Mbretërinë Saudite kur Cristiano u transferua atje në janar të këtij viti.

Por pavarësisht se nuk janë të martuar ligjërisht, sipas TV Guia, janë vendosur marrëveshje mes çiftit nëse ata ndahen për të siguruar që Rodriguez të marrë mbështetje financiare.

Raportohet se nëse Georgina ndahet nga Ronaldo, asaj do t’i takojë shtëpia e familjes në Madrid, si dhe do të marrë një pagë mujore në vlerë 85,900 funte (100,000 euro) për pjesën tjetër të jetës së saj.

Cristiano u emërua si futbollisti më i paguar në botë nga revusta “Forbes” në fillim të majit, me të ardhurat e tij vjetore këtë vit që thuhet se arrijnë në 109 milionë funte (126 milionë euro). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori