LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho zgjedh formacionin më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve – mungon Ronaldo, por është i mbushur me yje dhe i shkëlqyeshëm

Ronaldinho zgjedh formacionin më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve – mungon Ronaldo, por është i mbushur me yje dhe i shkëlqyeshëm

Formacioni apo 11-shja më e mirë në Ligën e Kampionëve e zgjedhur nga Ronaldinho me të vërtetë përbëhet nga disa legjenda të mëdha të të gjitha kohërave, por nuk ka vend për Cristiano Ronaldon.

Ish-ylli i Barcelonës është një nga lojtarët më ikonë në historinë e fundit të garës, për golin e tij ndaj Chelseat nëse për asgjë tjetër dhe e fitoi trofeun me Barcelonën në vitin 2006.


Në vitin 2015, ai u pyet se cili ishte 11-shja më e mirë e të gjitha kohërave në këtë garë dhe Ronaldinho nuk hezitoi ta zgjedh atë.

Tifozët renditin 10 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave – Messi i dyti, Ronaldo i katërti
Lexo po ashtu Tifozët renditin 10 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave – Messi i dyti, Ronaldo i katërti

Në atë kohë, Ronaldinho zgjodhi një treshe sulmi me brazilianin Ronaldo, dhe dy ish-yjet e tjerë të Barcës, Lionel Messi dhe Thierry Henry, dhe kjo do të thoshte se nuk kishte vend për portugezin Ronaldon.

Në mesfushë, braziliani zgjodhi bashkëkombësin e tij Leite Kaka, së bashku me Frank Lampard dhe Claude Makelele.

Historia e pabesueshme: Kleberson tregon se si Ronaldinho e ‘mashtroi’ duke e dërguar në Manchester United, ndërsa vetë u transferua te Barcelona
Lexo po ashtu Historia e pabesueshme: Kleberson tregon se si Ronaldinho e ‘mashtroi’ duke e dërguar në Manchester United, ndërsa vetë u transferua te Barcelona

Mbrojtja e zgjedhur nga Ronaldinho përbëhet nga: Cafu, John Terry, Paolo Maldini dhe Roberto Carlos, ndërsa në portë Gianluigi Buffon.

Formacioni i zgjedhur nga legjenda braziliane është i diskutueshëm dhe jo pak i kritikuar, pasi aty nuk u përfshinë shumë legjenda të Ligës së Kampionëve

Më poshtë e keni formacionin e zgjedhur nga Ronaldinho: 

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori