LAJMI I FUNDIT:

Ronald Koeman fshin postimin e çuditshme rreth Peppa Pig – tifozët e Barcelonës të habitur

Ronald Koeman fshin postimin e çuditshme rreth Peppa Pig – tifozët e Barcelonës të habitur

Ronald Koeman befasoi fansat në mediat sociale, pasi postoi një video të filmit të animuar Peppa Pig.

Trajneri i Barcelonës nuk po kalon shumë mirë në Camp Nou, dhe ka qenë në krye të një anije që po fundoset që kur mori rolin një vit më parë.


Atij iu desh të luftonte me Lionel Messin që donte të largohej, një rënie në formë nga skuadra, probleme financiare, argjentinasi në të vërtetë u largua dhe kritika ndaj menaxhmentit të tij.

Barcelona përditëson numrat e lojtarëve që kanë marrë në fanellë
Lexo po ashtu Barcelona përditëson numrat e lojtarëve që kanë marrë në fanellë

Miralem Pjanic, i cili kohët e fundit u largua nga klubi një vit pasi u bashkua, kishte përplasje me ish-trajnerin e Holandës, por nuk është gjithçka që ai bëri në fundjavën që shkoi.

Të dielën, Koeman fshiu një postim në Twitter, e cila ishte vetëm një video e një episodi Peppa Pig, në të cilën personazhit i bashkohet Mollie Mole.

Ka dyshime se ka përplasje mes lojtarëve dhe holandezit, pasi nuk besojnë në aftësitë e tij se mund të luftojnë për trofe. /Telegrafi/