LAJMI I FUNDIT:

Rona Nishliu shpalos detaje nga albumi i saj i dytë që përmban dhjetë këngë

Rona Nishliu shpalos detaje nga albumi i saj i dytë që përmban dhjetë këngë
Rona Nishliu me moderatoren Donika Hyseni

Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu ka sjellë projektin e saj të ri që mban titullin “Mallëngjimi”.

Rona me këngën e saj të fundit ka bërë një dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen, familjen, lagjen e fëmijërisë e përroskën e fshatit.


Për këtë projekt, albumin e saj të dytë, koncertin, por edhe për Prishtinën, muzikën dhe gjithë rrugëtimin e saj, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “PasDite” me Donika Hysenin në RTV Dukagjini.

Kënga “Mallëngjimi” është pjesë e albumit të dytë që ka gjithsejtë dhjetë këngë. Këngëtarja thotë se qëllimi i albumit ka qenë që të rikthej këngët e vjetra për ta mbajtur brezin e ri të informuar.

Të gjitha lajmet nga Rona Nishliu
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rona Nishliu

“Si shenjë mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë krijuesit, por edhe për popullin ka mbajtur gjallë këngët tradicionale pa autorë, deshëm të krijonim edhe këtë volum të dytë të këngëve që janë secila më e bukur se tjetra, dhe ta ndajmë me publikun në këtë album që titullohet “MINDIL”, tha ajo.

View this post on Instagram

Soon 🤓

A post shared by R O N A N I SH L I U (@rona1shliu) on Apr 7, 2019 at 4:38am PDT

Rona njofton se i njëjti album do të promovohet me një koncert në Prishtinë me 24 prill në Kino ARMATA.

Në albumin e dytë këngëtarja u ka kushtuar këngë edhe atyre që nuk janë mes nesh e që në mënyra të ndryshme kanë kontribuar për muzikën shqiptare.

Njëra ndër to u është kushtuar pjesëtarëve të rok-grupit MAK e që nuk jetojnë më. Dy anëtarët e grupit MAK, Haki Misini dhe Mehmet Tupella janë vrarë në luftën e fundit.

Një këngë tjetër të këtij albumi ajo i ka kushtuar edhe këngëtarit dhe artistit Jusuf Gërvalla.

Edhe kënga legjendare “Baresha” zë vend në albumin e saj të dytë.

“Kam dëshirë që projektin ta promovoj edhe në qytetet tjera por deri tani është e sigurt që me 24 prill do të mbajmë koncertin në Prishtinë”, tregon ndër të tjera Rona Nishiu. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori