Klubi italian, Roma ka prezantuar fanellat e tyre të para për sezonin e ardhshëm, i cila përfshin shenjën e rrufesë në jakë dhe mëngë.

Fanellat e Romës do të kenë ngjyrat tradicionale, të kuqe dhe të verdhë, por më e habitshme është përfshirja e shenjave rreth qafës, e frymëzuar nga perëndia romake e qiellit, Jupiteri.

Shorcet do të jenë të bardha, ndërsa çorapet janë të kuqe po ashtu me shenjën e rrufesë që kalon në mes të këmbës.

“Mitologjia romake dhe ndikimi i saj në identitetin romak kanë luajtur një rol të madh në këtë koncept”.

“Këtë vit, Jupiteri ishte fokusi ynë, dhe rrufeja ishte një simbol i dukshëm dhe i fuqishëm për të gjithë”, ka thënë Pete Hoppins, drejtor i dizajnit të Nike.

Fanellat do të paraqiten këtë javë nga Roma në ndeshjen kundër Parma, ndërsa do të dalin në shitje nga dita e sotme (e enjte). /Telegrafi/