LAJMI I FUNDIT:

Roma me ofertë të lartë për Peresin

Roma me ofertë të lartë për Peresin

Roma kanë bërë ofertën e tyre të parë drejt Torinos për Bruno Peresin, me vlerë prej 17 milionë eurove për dy vite, duke iu afruar çmimit që torinezët kërkojnë prej 20 milionëve.

Sipas Sky Sport Italia, negociatat kanë filluar zyrtarisht për mbrojtësin e djathtë brazilian.


Të dy klubet janë shumë afër të pajtohen rreth kushteve, pasi oferta deri më tani është një huazim me opsionin të detyrueshëm blerje në fund të sezonit për 17 milionë euro.

Spalleti: Dzeko është i uritur këtë sezon
Lexo po ashtu Spalleti: Dzeko është i uritur këtë sezon

Kjo do të lejojë Giallorossët për të paguar koston e operacionit gjatë një periudhe dy-vjeçare dhe nuk është larg nga çmimi që Torino kërkon prej rreth 20 milionëve.

Ndryshe, Peres shihet si pasues natyror i brazilianit tjetër, Douglas Maicon, teksa në sezonin e kaluar ai shënoi tre gola dhe dha shtatë asistime në 31 ndeshje të Series A. /Telegrafi/