Roma është duke menduar për sezonin e ardhshëm, ku synimi është të fitojë titullin e kampionit të Serie A.

Lojtari i talentuar i Dinamo Zagrebit, Ante Coriç mund të bëhet pjesë e skuadrës italiane të Romës, raporton “calciomercato”.

Verdhekuqtë janë të gatshëm të ndajnë 12 milionë euro për mesfushorin 20-vjeçar, i cili ka luajtur tashmë dy ndeshje për ekipin kombëtar të Kroacisë.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi është duke e ndjekur nga afër zhvillimin e lojtarit të ri dhe në fund të sezonit mund të bëjë një ofertë për kroatin.

Sipas “calciomercato”, asnjë ofertë zyrtare nuk është dërguar deri më tani në drejtim të klubit kroat, por Dinamo është gati ta lërë Coricin për shumën e lartcekur.

Mesfushori i ri këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje për Dinamo dhe ka shënoi tre gola, duke përfshirë edhe dy asistime. /Telegrafi/