LAJMI I FUNDIT:

Roma ia vazhdon kontratën Kumbullës për dy vite të tjera, ka edhe rritje page për mbrojtësin shqiptar

Roma ia vazhdon kontratën Kumbullës për dy vite të tjera, ka edhe rritje page për mbrojtësin shqiptar

Marash Kumbulla do të vazhdoj qëndrimin te Roma, së paku kështu aludohet pasi ka nënshkruar kontratë të re.

Qendërmbrojtësi shqiptar po kalon vitin e tij të tretë në kryeqytetin italian që nga transferimi prej Veronës në verën e vitit 2020.


Roma ka paguar në total rreth 30 milionë euro për shqiptarin, i cili megjithatë ende nuk i ka arsyetuar paratë e shpenzuara.

23-vjeçari ka pasur kontratë me Romën deri në verën e vitit 2025, por atij tani i është zgjatur kontrata edhe për dy vite të tjera dhe është i lidhur me Romën deri në vitin 2027.

Roma e mori këtë vendim falë disa klauzolave që ishin në kontratën e mëparshme që i siguronin një vazhdim automatik qendërmbrojtësit shqiptar.

Por me kontratën e re do të ketë edhe rritje të pagës, pasi Kumbulla nga 1,3 milionë sa kishte pagën më herët tani do të jetë më i pasur për 200 mijë euro në vit.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se kontrata për Kumbullën ka ardhur për mos t’i rënë edhe vlera në tregun e transferimeve, pasi ai mund të largohet sërish në verë ku shumë skuadra italiane kanë shprehur interesim.

Reprezentuesi shqiptar këtë edicion ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar edhe një gol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori