LAJMI I FUNDIT:

Roma fillon të ëndërrojë transferimin e Guedes, Valencia e ka patjetër të shes yllin portugez

Roma fillon të ëndërrojë transferimin e Guedes, Valencia e ka patjetër të shes yllin portugez

Goncalo Guedes pritet të largohet nga Valencia gjatë afatit kalimtar të verës dhe e ardhmja e tij është mes kampionatit italian dhe atij anglez.

Reklama

Sulmuesi i talentuar portugez është që pesë vite pjesë e Valencias dhe është gati për ta bërë një hap tjetër në karrierën e tij.

Marca ka raportuar se klubi nga Mestalla duhet patjetër të shes një futbollist deri më 30 qershor pasi ka nevojë për t’i përmirësuar bilancet llogaritare.

Guedes shihet si lojtari adekuat për t’i pruar të ardhura klubit spanjoll, pasi Valencia ka nevojë për 37,7 milionë euro të hyra deri më 30 qershor.

Gjiganti italian Roma ka filluar të ëndërroj për transferimin e anësorit, pasi Guedes është lojtari i pëlqyer nga Jose Mourinho për ta zëvendësuar Nicolo Zaniolon që pritet të largohet nga Olimpico.

Giallorosët janë gati të shpenzojnë shumën e 40 milionë eurove për ta kënaqur trajnerin e tyre i cili e vlerëson shumë bashkëkombësin e tij që ka shënuar 13 gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë në 37 ndeshje zyrtare.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe skuadrat angleze si Wolverhampton Wanderers dhe West Ham United që gjithashtu e pëlqejnë futbollistin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liga Premier pranon gabimin trashanik në dëm të Liverpoolit kur iu anulua goli i rregullt

Liga Premier pranon gabimin trashanik në dëm të Liverpoolit kur iu anulua goli i rregullt

Premier League
Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Ligat tjera
Gjashtë ish-lojtarët e Bayern Munichut që nuk do të besoni se ende luajnë në vitin 2023

Gjashtë ish-lojtarët e Bayern Munichut që nuk do të besoni se ende luajnë në vitin 2023

Bundesliga
Zbulohet klubi që i bëri Mourinhos “ofertën më të çmendur në historinë e futbollit” – ai e refuzoi për të qëndruar te Roma

Zbulohet klubi që i bëri Mourinhos “ofertën më të çmendur në historinë e futbollit” – ai e refuzoi për të qëndruar te Roma

Ligat tjera
Barcelona po akuzohet për ryshfet, Guardiola flet për këtë temë dhe zbulon se si i fitonin ndeshjet sa ishte trajneri i tyre

Barcelona po akuzohet për ryshfet, Guardiola flet për këtë temë dhe zbulon se si i fitonin ndeshjet sa ishte trajneri i tyre

La Liga
Jurgen Klopp: Nuk kam parë kurrë një ndeshje si kjo, vendime të çmendura

Jurgen Klopp: Nuk kam parë kurrë një ndeshje si kjo, vendime të çmendura

Premier League
Kalo në kategori