LAJMI I FUNDIT:

Roma dhe Napoli fillojnë bisedimet për Hysajn

Roma dhe Napoli fillojnë bisedimet për Hysajn

Roma dhe Napoli kanë zhvilluar derbin e javës në Serie A.

Gillorosët kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 2-1, por pas ndeshjes ka pasur edhe një takim mes drejtuesve të dy skuadrave.


Elseid Hysaj ka qenë temë e diskutimit në takimin mes dy klubeve pas ndeshjes në Olimpico.

Roma është duke u interesuar për Hysajn, pasi po ka probleme në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Mbrojtësi shqiptar në anën tjetër nuk po ka hapësira te Napoli i Carlo Ancelottit dhe ka kërkuar largimin.

Por problemi më i madh mbetet tek çmimi i tij, pasi Roma nuk është gati të ofrojë më shumë se 12 milionë euro.

Ndërkohë Napoli nuk zbret nga kërkesat e saj që kërkon 20 milionë euro për shkodranin. /Telegrafi/