LAJMI I FUNDIT:

Rodriguez drejt Realit?

Rodriguez drejt Realit?

Babai i Ricardo Rodriguezit ka thënë se anësori i Wolfsburgut mund të kalojë te Real Madridi.

Rodriguez ishte pjesë e ekipit gjerman që mposhti Realin mesjavën e kaluar dhe sipas babait të lojtarit, ka gjasa që ai të kalojë te Reali.

“Të mërkurën u takova me Florentino Perezin. Ne biseduam pak, po ashtu edhe me Butraguenon”.


“Ne kemi pasur një bisedë, por nuk ishte për futboll. Ai më përgëzoi për djalin tim. Spanja do të ishte destinacion i mirë për djalin tim, ashtu sikurse edhe vet Reali si klub”, u shpreh babai i Rodriguez. /Telegrafi/