LAJMI I FUNDIT:

Robertson me përgjigje përfekte për tifozët e Benficas që e gjuajtën me gjësende të forta

Robertson me përgjigje përfekte për tifozët e Benficas që e gjuajtën me gjësende të forta

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andrew Robertson, pati përgjigjen perfekte ndaj tifozëve të Benficas që lëshuan gjësende të forta drejt tij në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Reds të martën mbrëma.

Skuadra e Jurgen Klopp doli fitues në Estadio da Luz në Lisbonë, duke mposhtur skuadrën portugeze 3-1. Ibrahima Konate, Sadio Mane dhe Luis Diaz ishin të gjithë në listën e realizatorëve për Reds, ndërsa Darëin Nunez i dha Benficas një fije shprese me një gol të shënuar kur skuadra e tij ishte duke humbur 2-0.


Në fund të lojës, Robertson u godit pothuajse nga disa gjësende të forta nga tifozët e Benficas teksa shkoi për të realizuar një goditje nga këndi, por për fat të mirë, ai nuk pësoi ndonjë lëndim. Duke folur për incidentin pas ndeshjes, ai tha: “Ata nuk ishin më të kënaqur për atë që shihnin! Kishte mjaft çakmakë që më hodhën, kështu që ndoshta do t’i ndihmojë ata të ndalojnë duhanin dhe të marrin gjërat pozitive”.

Moment i tmerrshëm, tifozi i Benficas e gjuajti me shkop Luis Diazin pas golit të shënuar
Lexo po ashtu Moment i tmerrshëm, tifozi i Benficas e gjuajti me shkop Luis Diazin pas golit të shënuar

“Por, ne e kemi parë shumë, njerëz të goditen dhe gjëra të tilla, ishte shumë afër meje, por asnjë nuk më goditi. E di atë ndjenjën kur ju frustoheni, por e dini që nuk duhet të hidhni sende në fushë dhe të lëndoni njerëzit”.

“Mundohuni të vazhdoni, unë thjesht po përpiqesha të ekzekutoja goditjen nga këndi dhe të largohesha sa më shpejt që të ishte e mundur. Për fat, ishte pikërisht në fund të lojës”, ka shtuar më tej ai.

Pas mposhtjes së Benfikës, Liverpool tani mund ta kthejë vëmendjen në ndeshjen e tyre vendimtare kundër Manchester Cityt në një lojë që shumë besojnë se do të konfirmojë se cila nga dy skuadrat do të ngrejë trofeun e Ligës Premier në fund të sezonit. Reds janë aktualisht vetëm një pikë prapa skuadrës nga Etihad Stadium. /Telegrafi/