LAJMI I FUNDIT:

Rivaldo: Aguero do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Barcelonën

Rivaldo: Aguero do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Barcelonën

Legjenda braziliane, Rivaldo ka thënë se sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Barcelonën.

Aguero mbetet lojtar i lirë në fund të muajit qershor dhe largimi i tij nga Etihad është i pashmangshëm pasi edhe vet e ka konfirmuar një gjë të tillë.


Sulmuesi argjentinas është lidhur me një numër të madh të klubesh evropiane, por emri i tij është lakuar më së shumti nga Barcelona.

Aguero ua tregon kërkesat financiare klubeve të interesuara
Lexo po ashtu Aguero ua tregon kërkesat financiare klubeve të interesuara

Rivaldo, legjendë e Barcelonës, ka thënë se Aguero do të ishte një nënshkrim i madh për Blaugranët dhe shpreson ta shoh një tjetër argjentinas si partner të Lionel Messit sezonin e ardhshëm.

“Thashethemet më thonë se Barcelona po negocion me Sergio Agueron për ta nënshkruar atë kur ai të largohet nga Man City në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

Aguero informon familjen për planet e tij për transferim te Barcelona
Lexo po ashtu Aguero informon familjen për planet e tij për transferim te Barcelona

“Ai ka qenë madhështor në City dhe, në moshën 32 vjeçare, jam i sigurt se ai do të jetë gati të garojë me Barcelonën”.

“Ai ka ende shumë futboll për të luajtur dhe do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Barcelonën, veçanërisht duke ardhur falas në një moment kur klubi ynë ka disa probleme për arsye financiare”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori