Turtle Fest është mëse krenar që nata e dytë do të udhëhiqet nga Riva Starr, duke shënuar kështu dhe bashkëpunimin e këtij festivali me një nga platformat më të mëdha muzikore: Electronic Beats!Turtle Fest hyn në edicionin e tij të 6-të si një histori e konsoliduar suksesi, një realitet artistik dhe kulturor gjithnjë në zhvillim, i cili vit pas viti pasurohet prej entuziazmit dhe sharmit të pjesmarrësve, të cilët janë padiskutim pjesë e familjes së madhe të Breshkës.

Një festë e bukur kampi, si e tillë fillon historia 6 Vjecare e Turtle Fest, tashmë një prej festivaleve muzikore më të mëdha në vend, e cila në 3 ditë dhe 3 netë mbledh Dj-ët më të rëndësishëm të skenës Alternative Europiane & Shqiptare dhe numëroi edicionin e kaluar pjesmarrjen e mbi 4500 adhuruesve të muzikës.


"Një histori e fuqisë së imagjinatës, e dëshirës së madhe për muzikën dhe për të qenë pjesë e një yjësie të shndritshme artistike dhe shoqërore".

Të premten, të shtunën dhe të dielën e datave 4,5,6 Gusht 2017, Ishulli i Breshkës zbarkon për të 6-in vit rradhazi në plazhin përrallor të Drimadhesit për të hapur dyert e Festivalit më të madh Open-Air Shqiptar, Turtle Fest.

Në mbrëmjen e tij të dytë, Turtle Fest ka arritur të sjellë për herë të parë në Shqipëri një emër absolut si Riva Starr, një bashkëpunim me Electronic Beats i cili premton të jetë i paharrueshëm!

21 2

RIVA STARR, i njohur ndryshe si Stefano Miele ka shënuar tashmë emrin e tij në jetën e natës londineze.
Përveçse një ndër Dj-të më të vlerësuar, ai është producent dhe zotëron shtëpinë e tij të prodhimit “Snatch Records”, i cili ka krijuar një ndër larrierat më të larmishme deri më sot, duke ndryshuar stil dhe duke thyer vazhdmisht barrierat e zhanreve muzikore.

Nga Glastonbury, tek Fuji Rock Festival e deri në Tomorrowland, Riva Starr ka arritur të ndezë çdo skenë ku ka performuar. Tashmë, Snatch! zotëron hapsirën e saj në Creamfields [ndër festivalet më historike në Mbretërin e Bashkuar], teksa në karrierën si muzikant, Starr ka bashkëpunuar me emra si Jamiroquai, Fatboy Slim apo London Grammar.

Ajo çka e bën Riva Starr të pangatërrueshëm është aftësia e tij për të lëshuar një hit absolut i cili
arrin majat në platforma si iTunes, dhe njëkohësisht të krijojë himnin e ri të muzikës underground, duke prodhuar për kompani muzikore si Cajual, Hot Creations apo Moon Harbour.

I mbështetur nga emra si Giles Peterson, Jamie Jones, Matthias Tanzamann e deri tek legjendari Pete Tong, Riva ka arritur të krijojë emrin e tij si një ndër muzikantët më solid në treg dhe në preferencat e publikut. /Telegrafi/

Facebook: https://www.facebook.com/rivastarr/ RA: https://www.residentadvisor.net/dj/rivastarr Soundcloud: https://soundcloud.com/rivastarr BeatPort: https://www.beatport.com/artist/riva-starr/45465#TurtleFest2017 #YourSummerMusicFestival #zgjidhMuziken#zgjidhTurtleFest #RivaStarr #Snatch #HouseMusic #ElectronicBeats#TelekomElectronicBeats