LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon fizikun në bikini gjatë një dite plazhi përpara performancës në Brazil

Rita Ora tregon fizikun në bikini gjatë një dite plazhi përpara performancës në Brazil

Nëse temperaturat nuk ishin mjaft të nxehta në Rio de Zhaneiro, atëherë Rita Ora i ngriti ato dhe më shumë gjatë një dite plazhi në qytetin bregdetar brazilian të dielën (11 shtator).

Këngëtarja britanike, 31 vjeçe, tregoi fizikun e saj të tonifikuar pasi u zhvesh me bikini të kaltra, ndërsa shfrytëzoi sa më shumë kohën e lirë gjatë fundjavës, shkruan DailyMail.


Rita, e cila do të performojë në festivalin vjetor të qytetit “Rock In Rio” të dielën në mbrëmje, u shoqërua nga miku i ngushtë Vas J. Morgan teksa dëfrehej në surf përpara se të nisej për të notuar.

Megjithatë, ylli i sapomartuar dukej se ishte pa bashkëshortin e regjisorit Taika Waititi, me të cilin, ajo shkëmbeu betimet gjatë një ceremonie private në gusht.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021 përpara se të dilnin publike me romancën e tyre atë gusht.

Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”, tha një burim për The Sun.

“Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private”, thanë tutje burimet.

Rita Ora shfaq bukurinë e saj natyrale pa makijazh gjatë arritjes në Brazil përpara performancës në “Rock In Rio”
Lexo po ashtu Rita Ora shfaq bukurinë e saj natyrale pa makijazh gjatë arritjes në Brazil përpara performancës në “Rock In Rio”

Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë me radhë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori