LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shfaq bukurinë e saj natyrale pa makijazh gjatë arritjes në Brazil përpara performancës në “Rock In Rio”

Rita Ora shfaq bukurinë e saj natyrale pa makijazh gjatë arritjes në Brazil përpara performancës në “Rock In Rio”

Ajo bëri një koncert madhështor falas në Shqipëri të martën (6 shtator).

Dhe Rita Ora nuk tregoi shenja të ngadalësimit ndërsa u nis për në Rio de Janeiro të Brazilit një ditë pas, për festivalin vjetor të muzikës “Rock In Rio 2022”.


Këngëtarja, 31 vjeçe, u shfaq pa makijazh, ndërsa ishte veshur me një kapele bejsbolli “Balenciaga” dhe veshje të zezë sportive, shkruan DailyMail.

Muzikantja, së cilës iu bashkuan anëtarët e ekipit të saj, dukej mahnitëse teksa u buzëqeshi fansave në pritje.

Rita tregoi rezultatet e punës së saj të palodhur në palestër teksa mahniti me bluzën e zezë të ngjitur për trupi dhe dollakët.

Ajo e përfundoi ‘look’-un e saj me një palë atlete “Nike”, ndërkohë që kishte vendosur gjërat e saj në një çantë “Prada”.

Dalja e Ritës vjen pasi ajo bëri një shfaqje spektakolare teksa doli në skenë për një koncertin në Shqipëri.

Këngëtarja ka lindur në Kosovë nga prindër me origjinë shqiptare përpara se të transferohej në Londër si fëmijë, por ajo e konsideron Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, si shtëpinë e saj.

Ylli botëror u ngjit në skenën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ku performoi një spektakël me 14 këngë, një moment që ajo e cilësoi si ‘të paharrueshëm’.

Rita dukej çdo centimetër si ylli i pop-it me një triko të zezë të shkëlqyeshme me mëngë të gjata, e cila ishte e mbuluar me gurë me shkëlqim.

Ajo e kombinoi veshjen e saj me një palë çorape të ngjashme të tejdukshme dhe e kompletoi pamjen që binte në sy me çizme me taka të zeza.

Dukja e saj ishte një pjesë e krijuar për të nga kolegu shqiptar dhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti, i cili ka bërë veshje për Beyonce, Cardi B, Paris Hilton dhe Angelica Ross.

Krijuesja e hitit “Poison” tregoi lëvizjet e saj ndërsa performoi me një sërë kërcimtarësh mbështetës, teksa pas saj u ndezën fishekzjarre.

Në një moment të koncertit të saj, Rita ka ngritur me krenari flamurin shqiptar në ajër.

Koncerti i pabesueshëm falas u organizua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të festuar shpalljen e kryeqytetit si Kryeqyteti i Rinisë së BE-së për vitin 2022.

Më herët gjatë udhëtimit, Ritës iu dha dekorata “Naim Frashëri”, një çmim që u jepet shqiptarëve në fushën e shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprat dhe veprimtaritë e tyre të vlefshme.

Rita ka lindur në Prishtinë, Kosovë, por është me origjinë shqiptare dhe u shpërngul në Londër me prindërit e saj si fëmijë kur ata kërkuan strehim në Britani të Madhe.

Fansi shqiptar i propozoi martesë, Rita Ora: Çfarë pyetje palidhje
Lexo po ashtu Fansi shqiptar i propozoi martesë, Rita Ora: Çfarë pyetje palidhje

Koncerti erdhi pasi këngëtarja shkëmbeu betimet me regjisorin, Taika Waititi gjatë një ceremonie private në gusht.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publike me romancën e tyre në gusht të atij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Kalo në kategori