Rita Ora është siguruar që të tërheqë vëmendjen e mediave botërore me paraqitjen e saj në Grammy Awards.

Bukuroshja nga Prishtina preferoi një dukje klasike të cilit hollywoodian, teksa prerja e fustanit ishte mjaft e madhe.


rita 2 3 Momenti kur Ritës ju shfaqën të brendshmet e zeza, Foto: Getty Images

27 vjeçarja ishte bartësja e nderit e krenarisë së muzikës britanike duke u shfaqur me një prerje të thellë e cila i shfaqi të brendshmet e saj të zeza, ashtu sikurse fustani i saj.

GettyImages 911548390 Rita e magjishme, Foto: Getty Images

Paraqitja e saj bizare në Madison Square Garden nuk la nën hije dukjen e saj të magjishme.

GettyImages 911509352 Foto: Getty Images

Për mediat britanike ajo kështu ri-solli dukjen e Angelina Jolie e cila po ashtu zbuloi një këmbë në një nga paraqitjet më të famshme të saj.

GettyImages 911520342 Ajo përshëndeti edhe fansat, Foto: Getty Images

Me grim të thjeshtë e buzë të kuqe, ajo bëri diferencën në flokët lehtë të dredhura nga prapa.

Rita Ora vazhdon të jetë një nga yjet më atraktive shqiptare në botë. Ajo pritet të performojë më 17 shkurt në Prishtinë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

GettyImages 911556288

GettyImages 911509380