LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora së shpejti në bashkëpunim me Eminem?

Rita Ora së shpejti në bashkëpunim me Eminem?

Këngëtarja Rita Ora është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të re “Let you love me”, e cila është pritur mirë nga publiku.

Përndryshe ajo ka bërë të ditur se më 23 nëntor do të dalë në shitje edhe albumi i saj më i ri “Phoenix”.

E ftuar në emisionin e mëngjesit të “Capital”, këngëtarja shqiptare ka rrëfyer shumë detaje nga albumi i saj më i ri.

Të gjithë e dimë se Rita ka realizuar disa bashkëpunime të mëdha emra të njohur si: Calvin Harris, Liam Payne, dhe madje fitoi edhe një çmim MTV për këngën “Lonely Together” me DJ e ndjerë, Aviciin.

Sidoqoftë, këngëtarja e hitit “Anywhere” nuk e përjashtoi mundësinë se bashkëpunimi i saj i ardhshëm mund të jetë me askënd tjetër veçse me mbretin e rap-it, Eminem.

Kur u pyet nga gazetarët për emrat me të cilët ka bashkëpunuar në këtë album, Rita refuzoi të përgjigjet, duke thënë se nuk duhet të tregojë deri në ditën e lansimit të albumit.

Por duke u insistuar nga gazetarët nëse është Eminem një nga emrat me të cilin ajo ka realizuar bashkëpunim, këngëtarja shqiptare u përgjigj duke thënë thjeshtë: “Mbetet të shihet”.

Kjo deklaratë ka lënë të kuptohet se mbase Ora ka realizuar deri më tani bashkëpunimin e saj më të madh në karrierë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori