LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora rishpërndan në Instagram fotografitë nga vizita e saj e fundit në Kosovë dhe takimi me Kryeministrin Kurti

Rita Ora rishpërndan në Instagram fotografitë nga vizita e saj e fundit në Kosovë dhe takimi me Kryeministrin Kurti

Rita Ora, një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare në botë, ka zgjedhur të rikthejë disa kujtime nga vizita e saj në Kosovë në nëntor të vitit 2023.

Këngëtarja me famë botërore ka rishpërndarë në InstaStory disa fotografi që e lidhin me vendlindjen e saj, ku kishte ardhur për të festuar ditëlindjen e 33-të.

Në këtë vizitë, Rita nuk ishte vetëm – ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi, si dhe nga një ekip i ngushtë miqsh.


Foto: Rita Ora/InstaStory

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, ajo pati mundësinë të takohej me figura të rëndësishme të vendit, përfshirë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në InstaStory, Rita ka shpërndarë një postim nga shoqja e saj, producentja dhe regjisorja Odessa Rae, me të cilën po punon për një dokumentar. Odessa fillimisht publikoi një fotografi të Ritës dhe Taikës gjatë vizitës së tyre në kryeqytetin e Kosovës, ndërsa një tjetër imazh shfaq momentin e takimit të Ritës me Kryeministrin Kurti.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Këto momente kanë zgjuar nostalgji te fansat shqiptarë të këngëtares, të cilët gjithmonë e kanë vlerësuar për dashurinë e saj ndaj Kosovës dhe përkushtimin për të promovuar vendin e saj në skenën ndërkombëtare.

Rita Ora ka treguar vazhdimisht krenarinë për origjinën e saj, duke mbështetur çështje të ndryshme që lidhen me Kosovën dhe duke e përfaqësuar atë me dinjitet në botën e muzikës dhe artit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Këtë takim e kam kërkuar shumë pas ndarjes dhe nuk ndodhi", Egli pritet me përqafime nga Olsi Bylyku - Gjesti stepet

Magazina
Vetëm edhe dy vende të lira në finale: Gjashtë banorët e mbetur luftojnë për t'u shpallur dy finalistët e fundit të BBVA 4

Vetëm edhe dy vende të lira në finale: Gjashtë banorët e mbetur luftojnë për t'u shpallur dy finalistët e fundit të BBVA 4

Magazina
“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

Magazina
Laert Vasili - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 4

Laert Vasili - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Olsi Bylyku në Big Brother VIP Albania 4, vjen për t'u përballur sy më sy me ish-partneren e tij Egli

Olsi Bylyku në Big Brother VIP Albania 4, vjen për t'u përballur sy më sy me ish-partneren e tij Egli

Magazina
Kalo në kategori