LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora përkrah Taika Waititit: Jemi të entuziazmuar që do të prezantojmë “MTV European Music Awards 2022”

Rita Ora përkrah Taika Waititit: Jemi të entuziazmuar që do të prezantojmë “MTV European Music Awards 2022”

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi do të bashkë-prezantojnë MTV Europe Music Awards (EMA) muajin e ardhshëm.

Ora, 31 vjeç dhe Waititi, 47 vjeç, do të bëhen çifti i parë që do të jenë nikoqirë të shfaqjes së çmimeve që mbahet në “PSD Bank Dome” në Dusseldorf, Gjermani, më 13 nëntor ( e diel).


Një foto në faqen e Instagramit të MTV EMAs paralajmëroi njoftimin. Ajo shfaq këngëtaren duke pozuar me një fustan jeshil përkrah Waititit, i cili ishte i veshur me një kostum gri.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ora dhe Waititi, të cilët u martuan fshehurazi në verë, shprehën emocionet e tyre për këtë lajm në një deklaratë të përbashkët.

Ndërkohë, pak pas njoftimit zyrtar u publikua edhe video promovuese ku të dy shihen duke mbajtur një trofe të MTV-EMA.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Ne jemi të entuziazmuar që do të prezantojmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV-EMA” 2022 në Dusseldorf të Gjermanisë” thotë Rita në Video teksa Taika qëndron pranë saj.

Ndërkohë, kujtojmë që ylli i muzikës më parë ishte nikoqire e “EMA 2017” që u mbajt në Wembley Arena të Londrës, gjatë së cilës ajo mori disa nominime dhe fitoi çmimin “Power of Music”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori